Pite të mbushura

Pite të mbushura është një mënyrë tjetër e të përgatiturit të pite ne tigan. Sot kemi paraqitur recetën e përgatitjeve të pite të mbushura dhe që piqen në furrë. Amvisat tona, pitet i bëjnë në tigan dhe kjo është një recetë për tu provuar.

Pite të mbushura të pjekura në furrë shumë të shijshme.

Pite të mbushura

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: buke
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 200 ml kos
  • 3 kokrra vezë
  • 100 gr gjalpë
  • 300 gr djathë
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë e vogël maja
  • pak piper

Përgatitja

  • Përgatitim brumin si pitet e zakonshme. Në një tas hedhim kosin, 1 vezë, gjalpin e tretur, 1 lugë sheqer. Kosi dhe vezët duhet të jenë në temperaturë ambienti.
  • I përziejmë së bashku duke hedhur miellin dhe pak kripë. Punohet brumi dhe lihet për një orë i mbuluar në një vend të ngrohtë.
  • Pasi brumi është dyfishuar, e ndajmë në toptha të vegjël. I hapim me radhë me diametër rreth 30 cm.
  • Në një enë hedhim djathin, 2 vezë, pak piper dhe i përziejmë. Rrahim një të verdhë veze duke i hedhur një lugë ujë. Kjo do të na shërbej të lyejmë pitet e mbushura anash për palosje.
  • Me anë të një luge hedhim në mes të pites një lugë nga mbushja. (pitet mund te mbushen sipas dëshirës, me salçiçe ose me patate të prera përsëgjati)
  • Me furçë lyejmë me të verdhën e vezës pjesën bosh të pites. Kjo na ndihmon për ngjitjen e pites.
  • Pasi kemi kryer këto veprime, palosim pitet në formë gjysmëhëne. Anash i shtypim me piru që të mos dali mbushja. I vendosim me radhë në tavë të lyer me gjalpë duke i lyer edhe sipër me të verdhën e vezës.
  • I lemë për 30 minuta në furrë që të dyfishohet brumi. Më pas i nxjerrim, ndezim furrën në temperaturën 200 gradë C. Pasi të jetë nxehur furra i pjekim për 30 minuta.
  • Pite te mbushura shërbehen të ngrohta.


Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com!

Mirëpresim komentet dhe fotografitë tuaja të recetës në hapësirën më poshtë!

0 Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pogaça – Panine për mëngjes

Pogaça janë panine të mbushura që përgatiten për mëngjes. Kjo është një recetë shumë e përhapur në vendet ballkanike dhe Turqi. Mbushja mund të varjoj në disa receta, por shija e këtyre panineve për mëngjes është e veçantë dhe unike

Petulla me maja – Coccoli

Petulla me maja apo siç njihen në zonën e toskanës nga vjen kjo recetë coccoli janë petulla të thjeshta me pak përbërës por shumë të shijshme. Shoqëruar me feta proshutë të holla këto petulla me maja nuk kanë as nevojë për kripë.