Samuna të mbushura me gjizë dhe vezë pjekur në furrë

Samuna të mbushura shumë të buta pjekur në furrë. Mbushja me gjizë dhe vezë është ideale për këto pitaçka të shijshme. Ndiqni edhe video recetën e përgatitur dhe abonohuni në kanalin tonë në YouTube.

Samuna të mbushura

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Resting30 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: antipaste
Sasia: 6 persona
Kalori: 260kcal

Video

Përbërësit

Për brumin duhen:

  • 500 gr miell
  • 250 ml ujë
  • 1 lugë gjelle galpë brumë
  • 1 lugë e vogël maja
  • 10 gr kripë

Për mbushjen duhen:

  • 300 gr gjizë pa kripë
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lugë gjellë gjalpë brumë

Përgatitja

  • Për të përgatitur Samuna të mbushura, në fillim përgatisim brumin me masat e dhëna. Në një gotë tretim majanë me 2-3 lugë ujë. Pas 5 minutash majanë e hedhim në enën që kemi miellin e situr. Shtojmë gjalpë brumë ose pak vaj ulliri.
  • Më pas shtojmë ujin e vakët dhe pak kripë. Pasi i përziejmë të gjitha masat brumin e vendosim në tavolinën e punës dhe e punojmë për gati 10 minuta. Brumin e lemë të pushojë për gati 30 minuta.
  • Në të njëjtën kohë përgatitim mbushjen. Në një enë hedhim gjizën, 1 vezë të plotë dhe 1 të bardhë, gjalpin për mbushje dhe e trazojmë.
  • Brumin e ndajmë në 6 toptha dhe i hapim me anë të pecit me diametër 20-25 cm. Çdo pite e nëse dëshirojmë e lyejmë me pak gjalpë brumë dhe me anë të lugës vendosim mbushjet në gjysmën e pites.
  • Lyejmë bordin e brumit me pak ujë dhe gjysmën tjetër të pites e palosim në gjysmëhëne. Puthitim mirë anët të mos na dali mbushja duke i kaluar me një pirua në të gjitha anët.
  • Kështu vazhdojmë me të gjithë brumin. Pasi i mbushim pitet i radhitim në një tavë të cilën e lyejmë më vaj ulliri ose pak gjalpë.
  • Sipër samuna të mbushura i lyejmë me të verdhën e vezës. Samunat e mbushura i pjekim në furrë të nxehur me 200°C për 10-15 minuta.
  • Samuna të mbushura janë gati. I lëmë të frohen dhe i shërbejmë.

Receta për pite në tigan, pite të mbushura ose petulla të fshira.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com

Për mos të humbur videot e reja, ju ftojmë të abonoheni falas në kanalin tonë në Youtube, shtypni mbi zilen për tu njoftuar të paret mbi recetat e reja.

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pogaça – Panine për mëngjes

Pogaça janë panine të mbushura që përgatiten për mëngjes. Kjo është një recetë shumë e përhapur në vendet ballkanike dhe Turqi. Mbushja mund të varjoj në disa receta, por shija e këtyre panineve për mëngjes është e veçantë dhe unike