Byrek trekëndësh me gjizë

Edhe pse për sot zgjodhëm byrek me gjize, këta byrek trekëndësh mund të mbushen edhe me spinaq. Janë shumë praktik për tu marr me vete në punë ose në piknik.

Byrek trekëndësh me gjizë

Prep Time15 minutes
Cook Time30 minutes
Resting30 minutes
Total Time1 hour 15 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek
Sasia: 4 persona
Kalori: 260kcal

Përbërësit

  • 500 gram miell
  • 200 ml ujë
  • 100 gram gjalpë
  • pak kripë

Për mbushjen

  • 200 gram gjizë e freskët

Përgatitja

  • Hedhim miellin në tavolinë e punës. E hapim në mes ku hedhim kripën dhe ujin e vakët. E trazojmë duke filluar nga mesi të cilin e punojmë për dhjetë minuta.
  • Brumin për byrek trekëndësh mbështjellim me një qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për 30 minuta.
  • Mbas 30 minutave e hapim me pec në formë drejtkëndëshi dhe e lyejmë sipër me gjalpë duke e hapur në të gjithë sipërfaqen, (gjalpi duhet të jetë në temperaturën e dhomës).
  • Petën e palosim role, duke mbuluar gjalpin dhe e mbulojmë përsëri duke e lënë për dhjetë minuta të pushojë.
  • Më pas brumin e ndajmë me thikë në dhjetë pjesë. I hapim pjesët e brumit një e nga një pak me dorë dhe i lemë të pushojnë përsëri për dhjetë minuta.
  • Më pas i hapim me pec në formë katrore. Hedhim në mes një lugë gjizë dhe e palosim në formë trekëndëshi.
  • Byrekët me gjizë vendosen në një tavë të lyer me vaj. I lemë të pushojnë dhjetë minuta dhe i pjekim në furrë të nxehur në temperaturën 200 gradë, për 10 – 15 minuta.
  • Byrek trekëndësh me gjize mund të shërbehen të sapo dalë nga furra.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit!

Gjithashtu në faqen tonë mund të gjeni recetat për byrek me spinaq, byrek me mish ose byrek i mbushur në formë lule.

17 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Piadina

Piadina është një lloj buke e holle,( më mirë të themi pite e hollë), e cila e ka origjinën nga Romagna. Kjo lloj pite është e njohur kudo dhe pëlqehet nga të gjithë. Zakonisht mbushet me djathë dhe paloset ne mes, por gjithsecili mund ta mbushë me përbërësit që dëshiron si proshutë, sallatë,domate e perime të tjera. Mund te hahet ne formën e një sanduiçi.

Khachapuri

Khachapuri (Chaczapuri) është një pjatë tjetër tradicionale gjeorgjigjiane. Mënyra e gatimit dhe e formës që i jepet mund të ndryshojë nga krahina në krahinë. Zakonisht mbushet me djathë tipik të zonës, vezë dhe përbërës të tjerë.

Pogaça – Panine për mëngjes

Pogaça janë panine të mbushura që përgatiten për mëngjes. Kjo është një recetë shumë e përhapur në vendet ballkanike dhe Turqi. Mbushja mund të varjoj në disa receta, por shija e këtyre panineve për mëngjes është e veçantë dhe unike

Pite të mbushura

Pite të mbushura është një mënyrë tjetër e të përgatiturit të piteve në tigan. Sot kemi paraqitur recetën e përgatitjeve të pite të mbushura dhe që piqen në furrë. Amvisat tona, pitet i bëjnë në tigan dhe kjo është një recetë për tu provuar.