Përgatitja e brumit të byrekut është e thjeshtë, por duhet të kemi parasysh disa faktorë të rëndësishëm. Elasticiteti i brumit të byrekut varet shumë nga mielli dhe mënyra si e punojmë.
Receta gjizë e bërë në shtëpi me qumësht. Për të përgatitur gjizë në shtëpi duhet të përdorim përbërës të freskët dhe me masat e dhëna përftojmë rreth 700 gr gjizë të freskët qumështi.
Edhe pse për sot zgjodhëm byrek me gjize, këta byrek trekëndësh mund të mbushen edhe me spinaq. Janë shumë praktik për tu marr me vete në punë ose në piknik.
Receta e këtij byreku na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Edona të cilën e falenderojmë. është me të vërtetë një byrek jo vetëm i shijshëm por edhe i bukur në pamje. Mund ta shërbejmë mbasdite për fëmijët ose për një aperitiv me miqtë. Jam e sigurt që të gjithë do të ngelen të kënaqur nga ky byrek. Në këtë rast ne e kemi mbushur me djathë e gjizë, por gjithsecili mund ta mbush sipas dëshirës e fantazisë.