Pite të mbushura me marmelate fiku

Pas suksesit të recetës pite të mbushura, propozojmë diçka tjetër të shijshme. Kjo është një recetë që mund të propozohet për mëngjes, pite të mbushura me marmelate fiku.

Pite të mbushura me marmelate fiku

Prep Time20 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time35 minutes
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: buke
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 500 gram miell
  • 200 gram gjalpë
  • 200 mL qumësht
  • 2 vezë
  • 1 lugë sodë
  • pak kripë

Përbërësit për mbushjen

  • 200 gram marmelatë fiku
  • 1 lugë kanellë

Përgatitja

  • Në një enë hedhim miellin dhe sodën duke i përzier me lugë. Hapim një gropë në mes, hedhim vezët, qumështin, gjalpin dhe i përziejmë.
  • Brumi duhet të bëhet i fortë si brumë byreku. Brumin e mbledhim me një qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për gati 20 minuta.
  • Përveç kohës se pritjes, kjo recetë për pite të mbushura me marmelate fiku mund të konsiderohet e shpejte, pasi mund te merremi me diçka tjetër nderkohe.
  • Ndërkohë marmelatën e hedhim në një enë duke e përzier me kanellën.
  • Pasi brumi të ketë pushuar e ndajmë në toptha të vegjël dhe e hapim me pec (okllai), në formë rrethore me diametër 15 -20 cm. Të gjitha petkat i hapim mbi tavolinën e punës dhe secilës i hedhim nga një lugë mbushje.
  • Anës lagen pak me ujë (ose me të verdhë veze) që të ngjiten mirë dhe i palosim në formë gjysmëhëne.
  • Piqen në furre të nxehur në temperaturën 200 gradë për 15 minuta.



Pitet e mbushura me marmelate fiku, janë gati për ti shërbyer.

Po ju çfarë mbushje propozoni? Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit.

4 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Biskota me dy ngjyra

Biskotat janë ëmbëlsirat më të thjeshta për tu përgatitur. Këto biskota me dy ngjyra janë shumë te veçanta. Kakao e përdorur në recetën e këtyre ëmbëlsirave jep një kontrast të këndshëm.

Profiterol me çokollatë

Profiteroli me çokollatë është një nga ato ëmbëlsirat që kur fillon ti provosh nuk do të mbarosh. Kjo ëmbëlsirë ka një bazë me pasta shu me të cilën krijojmë bigné të vogla dhe me mbushje çokollate.

Shëndetlie

Shëndetlia është padyshim një nga ëmbëlsirat shqiptare më të mira. Para shumë vitesh shëndetlia gatuhej veç në raste festash, por tani me këto pak përbërës që i gjejmë kudo mund ta gatuajmë në çdo moment.

Reçel qershie

Qershitë janë një frutë i shijshëm dhe i përshtatshëm në shumë receta. Muaji maji është muaji në të cilën fillojnë të piqen qershitë. Nëse kemi një sasi të madhe mund ti bëjmë reçel dhe ta ruajmë për muajit e mëvonshëm.