Crème caramel me video

Crème caramel është një nga ëmbëlsirat qe nuk mund ti rezistohet. Vetëm me 3 përbërës kryesor dhe duke ndjekur këshillat në videon që kemi publikuar në kanalin e ArtiGatimit ne Youtube do të përgatisni një recetë fantastike.

Crème caramel me video

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Frigorifer2 hours
Total Time3 hours
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: caramel
Sasia: 6 persona

Video

Përbërësit

  • 800 ml qumësht
  • 3 kokrra veze
  • 1 të verdhë vezë
  • 150 gr sheqer për karamelin
  • 150 gr sheqer për kremin
  • 1 shkop vanilje

Përgatitja

  • Si fillim hedhim 150 gr sheqer ne një ene dhe e vendosim në zjarre për të përgatitur karamelin. Nuk është nevoja ta trazojmë, por duhet te bëjmë kujdes qe sheqeri te mos te digjet. Hedhim me kujdes karamelin, nëper format e aluminit. Mjafton që në fund të enëve të krijohet një shtresë karameli. I vendosim format e aluminit të ftohen.
  • Hedhim qumeshtin në një enë dhe më majën e thikës çajme stekën e vaniljes dhe i heqim farat. Hedhim farat e vaniljes në enën me qumësht gjithashtu shtojmë edhe stekën pasi jep akoma aromë. Për një creme caramel të arritur duhet të përdorim vanilje te freskët ose paste vanilje dhe jo esence.
  • Nëse është qumësht i plotë nuk ka nevojë ti shtojmë panna të freskët pasi është i mjaftueshëm me yndyrë por mbi të gjitha ëmbëlsira është më e lehtë në kalori. Vendosim qumështin në zjarre.
  • Hedhim 3 kokrra veze në një enë dhe me pas vetëm 1 të verdhe veze. I trazojmë derisa të tretet sheqeri. Nuk është nevoja ti rrahim shumë pasi mund të marrin ajër.
  • Pasi qumështi ka zier, e hedhim pjesë pjesë tek vezët e rrahura me sheqerin. Është mire që të përdorim një rrjete për të kulluar qumështin.
  • Masën e përgatitur për karamel e hedhim me kujdes tek format e aluminit ku kemi hedhur karamelin. Edhe këtu mund të përdorim një rrjet për te hequr shkumën e formuar.
  • Mbushim me kujdes të gjitha enët me karamel dhe i vendosim në një tavë. Përpara se ti vendosim të piqen, tavës duhet ti hedhim ujë të nxehtë.
  • I vendosim te piqen për 40 minuta në 180°C. Format me creme caramel i lemë të ftohen dhe me pas i vendosim në frigorifer për të paktën 2 orë.
  • Creme karamel ështe gati. Anash formës e kalojmë me majën e thikës dhe me pas e kthejmë në pjatë.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

100 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Waffle – Embëlsira belge

Waffle apo siç mund të njihen ndryshe me emrin gaufre, janë ëmbëlsira në formë petulla qe piqen në piastër të posaçme. Recetat e waffle janë të ndryshme në gjithë Evropën, ne kemi zgjedhur ato pak të ëmblat dhe një shijë delikate.

Mini Croissant me çokollatë

Këto mini croissant janë zgjidhja më ë shpejtë kur duam diçka të ëmbël. Të përgatitur më brumin sfoglia, recetë e ngjashme me brioche me nutella. Për këtë recetë mund të përdoret edhe brumi sfogliat i gatshëm nëse nuk e keni përgatitur më parë, recetën e gjeni tek kategoria recetat bazë.

Bollgur me çokollatë

Një recetë vegane, bollgur me çokollate. Përgatitja e kësaj receta është shume e thjeshte, ideale për okazione speciale dhe te ftuar special. Zgjedhja e çokollatës duhet te jete nga më cilësoret.