Tortë e thjeshtë me qumësht (Ciambella)

Ne e kemi quajtur tortë me qumësht dhe në kllapa kemi shkruajtur titullin origjinal 'Ciambella'. Në fakt ky i fundit është emri i kësaj torte për shkak të tavës që piqet,( një tavë e rrumbullakët me vrimë në mes).

Tortë e thjeshtë me qumësht (Ciambella)

Sasia: 0

Përbërësit

  • 300 gr miell
  • 200 gr sheqer
  • 3 vezë
  • 150 gr gjalpë
  • 180 ml qumësht
  • pak kripë
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • pak vanilje
  • pak lëkurë limoni
  • pak sheqer pluhur për sipër

Përgatitja

  • Hedhim në një enë vezët dhe sheqerin. I rrahim fort me rrahësin elektrik ose nëse keni mikser më mirë.
  • Shtojmë miellin e situr të përzier me majanë, vaniljen dhe pak kripë. Vazhdojmë të përziejmë përbërësit. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë dhe qumështin, ( nëse shohim që masa është e fortë shtojmë edhe pak qumësht dhe e kundërta, nëse shohim që masa është shumë e qullët i shtojmë pak miell).
  • Në fund i grijmë pak lëkurë limoni dhe e përziejmë ngadalë. Hedhim masën në tavën e lyer më parë me pak gjalpë e miell, ( nëse nuk keni tavë me vrimë në mes, mund ta hidhni në një tavë të thjeshtë të rrumbullakët). Pjekim ëmbëlsirën në furrë të nxehtë 180°C përreth 30-35 minuta.
  • Pasi është ftohur torta e vendosim në pjatancë dhe i hedhim sheqer pluhur sipër. Presim tortën në copa dhe e servirim.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

Torte-e-thjeshte-Ciambella-receta-italiane-gatime-arti-a

0 Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Totë e ëmbël me bukë

Ju ka ngelur shumë bukë dhe nuk dini se ç'të bëni me të? Ne po ju japim recetë të ëmbël me bukën e mbetur. Kjo është një tortë që mund të bëhet me gjithçka na ndodhet në shtëpi. është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e mirë. Kjo tortë përgatitet me bukën e regjur në qumësht, e përzier me vezë e fruta të ndryshme. Një mënyrë e thjeshtë për të mos hedhur bukën e mbetur.

Buding me çokollatë

Këtë ëmbëlsirë mund ta përgatisim edhe një ditë përpara dhe e lemë në frigorifer derisa ta servirim. Budingun mund ta hedhim në një formë të vetme ose mund ta ndajmë në forma të vogla sa për një person.

Petulla Amerikane Pancakes me boronica

Një version tjetër i petullave amerikane, kësaj radhe pancakes me boronica. Këto ëmbëlsira janë të përdorura për një mëngjes të shijshëm dhe të thjeshtë. Pancakes me boronica shtuar sipër shurup panje dhe boronica janë akoma edhe më të shijshme

Ëmbëlsirë Cheesecake me kos

Cheesecake me kos është një ëmbëlsirë që ka gjithmonë sukses kur ia shërbeni miqve tuaj. Kjo ëmbëlsirë e shijshme e gatuar me kos dhe pana mund të shërbehet në fund të vaktit duke i hedhur sipër pak reçel ose çokollatë të shkrirë.