Si të përgatisim Kek me luleshtrydhe

Receta për kek me luleshtrydhe është shumë ë thjeshtë për tu përgatitur. Shija delikate majhoshe e luleshtrydheve jep një flagrancë ëmbëlsirës tonë. Përbërësit duhet të jenë të freskët, ja receta jonë.

Si të përgatisim Kek me luleshtrydhe

Prep Time15 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 210kcal

Përbërësit

  • 500 gr luleshtrydhe
  • 3 kokrra vezë
  • 200 gr sheqer
  • 125 ml kos
  • 50 gr gjalpë
  • 250 gr miell
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 10 gr pluhur fryrje për ëmbëlsira
  • pak vanilje
  • lëkurë limoni
  • sheqer pluhur

Përgatitja

  • Luleshtrydhet i pastrojmë nga bishti dhe i lajmë në ujë të rrjedhshëm. Një pjesë i presim në formë gjatësore për ti vendosur sipër kekut dhe i spërkatim me lëng limoni dhe pak sheqer. Pjesën tjetër e presim kubik për ti hedhur në brumë.
  • Në një enë qelqi, rrahim me rrahësin elektrik të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin, për gati 10 minuta. Shtojmë më pas kosin, lëkurë limoni, lëngun e limonit dhe gjalpin e shkrirë.
  • Në një enë tjetër rrahim të bardhat e vezëve sa të bëhen marengë dhe për momentin i vendosim në frigorifer.
  • Tek të verdhat e vezëve shtojmë miellin të përzier me pluhurin për ëmbëlsira dhe vaniljen. Masën për kek me luleshtrydhe e trazojmë me anë të një shpatulle. Hedhim në të edhe të bardhat e vezëve dhe i trazojmë me kujdes nga poshtë lartë. Sapo të jetë formuar një masë homogjene, hedhim luleshtrydhet e prera kubik, të spërkatura me pak miell.
  • I trazojmë dhe e hedhim brumin në tavën e lyer me pak gjalpë. Me përmasat e dhëna për këtë kek me luleshtrydhe duhet një tavë me diametër 24 cm. Sipër radhitim luleshtrydhet që premë në formë gjatësore.
  • Tavën për kek e futim në furrë të para ngrohur në 180°C për 35 minuta. Pasi keku me luleshtrydhe piqet e lemë në furrë të fikur edhe 10 minuta.
  • Kek me luleshtrydhe është gati, e presim në feta dhe nëse dëshirojmë e shërbejmë me pak sheqer pluhur sipër.

Mos lini pa lexuar receta për kek me qershi, kek me karrota apo kek me kos.

Ju bëftë mirë!

4 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Cheesecake

Cheesecake ose tortë djathi është një ëmbëlsirë me origjinë amerikane por tashmë e njohur në gjithë botën. Ka shumë variante për të bërë cheesecake si psh. me çokollatë, me fruta të ndryshme por ne sot kemi sjellë këtë recetë klasike.

French Macarons – Receta Baze

French Macaron janë ëmbëlsira të vogla me origjinë franceze. Këto ëmbëlsira përgatiten me pak përbërës, me bazë meringe, miell bajamesh, të bardha veze dhe sheqer pluhur. Ajo që i bën të veçanta është se mund të kenë ngjyra të shumëllojshme si dhe shije të ndryshme.

Reçel mollë dhe dardhë

Reçeli i mollës me dardhe është një shoqërim ideal i pjatancave me djathëra të ndryshëm. Kombinimi me xhinxher sjell një shije origjinale dhe ndjenje freskie. Frutat është mirë të jene të stinës që të kenë më shumë lëng.