Buding me çokollatë

Budingun mund ta hedhim në një formë të vetme ose mund ta ndajmë në forma të vogla sa për një person.

Buding me çokollatë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 800 ml qumësht
  • 140 gr gjalpë i freskët
  • 140 gr sheqer
  • 200 gr çokollatë të zezë
  • 80 gr miell

Përgatitja

  • Si fillim hedhim në një tenxhere qumështin dhe e lemë të nxehet.
  • Në një tenxhere tjetër hedhim gjalpin dhe e lemë të shkrijë ngadalë. Bashkojmë sheqerin në të dhe e trazojmë mirë. Më pas shtojmë edhe çokollatën e zezë në copa të vogla dhe e përziejmë mirë derisa të shkrihet komplet.
  • Pas kësaj shtojmë ngadalë e pak nga pak miellin e situr dhe e trazojmë gjithmonë në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.
  • Pastaj shtojmë ngadalë edhe qumështin e nxehtë. I trazojmë mirë në mënyrë që të kemi një masë homogjene dhe e lemë në zjarr të ngadaltë derisa masa të trashet. Pasi është trashur budingu fikim zjarrin dhe e hedhim në enën që dëshirojmë. Mund ta hedhim direkt në një formë të vetme ose nëse preferojmë në forma të vogla për një person.
  • E lemë të ftohet pak budingu e më pas e fusim në frigorifer për të paktën dy orë.
  • Më pas nxjerrim budingun nga frigoriferi, e hedhim në pjata dhe e zbukurojmë sipas dëshirës e fantazisë tonë. Mund ta zbukurojmë me pana e fruta të ndryshme ose e shijojmë kështu siç është.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

chocolate-pudding-recipe-receta-gatimi-buding-coco

chocolate-pudding-recipe-receta-gatimi-buding-cokollate

0 Shares
3 comments
  1. All of your recipes look heavenly!!!!!!!!! Maybe my husband Glenn knows how to speak your language and make some of these for us. He loves all kinds of language and is exceedingly good, I think so. (all wifes should feel this way huh? lol.) Thank you soooo much for sharing them with me. MAY GOD BLESS you always.
    Linda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pufka (Meringa)

Meringat ose pufkat siç i njohim ne janë ëmbëlsira si shkumë të përgatitura me të bardhën e vezës. Për herë të parë këto ëmbëlsira i përgatiti një pastiçier zvicerian nga provinca e Meiringen, nga i cili vjen edhe emri i tyre (meringa).

Ëmbëlsira Muffin me Karrota

Një ëmbëlsirë me karrota që mund të shërbehet si për mëngjes apo një mbasdite me një çaj. Kjo ëmbëlsirë muffin është ideale edhe për fëmijët. Nëse dëshironi mund ti shtoni edhe copëza të vogla çokollate. Kjo është dhe një recetë e shpejtë për tortë. Pra nëse dëshironi dhe nuk keni formën e posaçme për muffin mund ta hidhni e ta piqni në një tavë normale për ëmbëlsira.

Panna cotta

Panna cotta (pana kota) është një ëmbëlsirë me origjinë italiane (zona e Piemontes), që njihet kudo, jo vetëm në Itali, për thjeshtësinë e përgatitjes dhe shijen e saj të veçantë.