Ëmbëlsirë me biskota dhe arrë kokosi

Ëmbëlsirë me biskota e përgatitur ne formë role mund ti japi ngjyra të tjera pasditeve tuaja. Shoqëruar me një filxhan çaj, kjo ëmbëlsirë kthehet në kombinim perfekt.

Ëmbëlsirë me biskota dhe arrë kokosi

Prep Time30 mins
Frigorifer2 hrs
Total Time2 hrs 30 mins
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: biskota
Sasia: 3 persona
Kalori: 250kcal

Përbërësit

  • 200 gr biskota
  • 100 ml kafe ekspres
  • 100 gr çokollatë e zezë
  • 100 gr gjalpë
  • 50 gr sheqer pluhur
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 50 gr arrë kokosi

Përgatitja

  • Biskotat i vendosim në një qeskë dhe i shtypim me ndihmën e një peci ose vazo qelqi. Nëse keni një grirës elektrik, mund ti grini për dy minuta.
  • Biskotat e shtypura i hedhim në një enë qelqi. Kafenë dhe çokollatën qe kemi shkrirë në banjomari e hedhim te biskotat dhe e përziejmë mirë.
  • Ndërkohë gjalpin e hedhim në një enë të thellë dhe e punojmë me rrahësin elektrik. Duke vazhduar rrahjen shtojmë sheqerin pluhur, mjaltin dhe arrën e kokosit. Masën e biskotave e hedhim në tavolinë, mbi një qeskë kuzhine, të cilën e kalojmë dhe sipër.
  • Me anë të pecit biskotat i hapim në formë pete, me trashësi 1 cm. Heqim qeskën e sipërme dhe mbi biskota vendosim kremin e gjalpit, duke e hapur në të gjithë sipërfaqen.
  • Me ndihmën e qeskës biskotat i mbledhim në formë roleje. E lidhim qeskën nga të dyja anët dhe e lemë për 2 orë në frigorifer. Pasi të jetë forcuar pak roleja e presim në cilindra 1,5 cm.
  • Ëmbëlsira më biskota është gati, përgatisni dy filxhan çaji dhe mos harroni të abonoheni në njoftimet e faqes.

Ju bëftë mirë!

Lexo recëtën për ëmbëlsire me biskota.

428 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë për ditëlindje për fëmijë (Hello Kitty)

Kjo është një tortë speciale për raste ditëlindjesh për fëmijët e jo vetëm. Në rastin tonë e kemi zbukuruar sipër tortën me figurën e Hello Kitty por çdo njeri është i lirë të bëjë zbukurimin që i pëlqen më shumë. Në këtë recetë kemi një bazë pandispanje ose më mirë një tortë 'sfungjer' ( sponge cake) që është e mbushur me një krem çokollate. është me të vërtetë një tortë që ia vlen mundimi i përgatitjes. Miqtë tuaj do të ngelen patjetër shumë të kënaqur nga kjo ëmbëlsirë.

Receta për Bigné (Pasta shu)

Pasta shu është brumë i zier dhe i pjekur në furrë. Kjo lloj paste nuk ka nevojë për forma, pasi piqet thjesht në një tavë me letër furri sipër. Me të krijojmë forma të vogla ( bigné), të cilat pasi janë ftohur i mbushim me kremëra të ndryshëm si kremi pastiçier, kremi me çokollate apo reçel.

Pufka (Meringa)

Meringat ose pufkat siç i njohim ne janë ëmbëlsira si shkumë të përgatitura me të bardhën e vezës. Për herë të parë këto ëmbëlsira i përgatiti një pastiçier zvicerian nga provinca e Meiringen, nga i cili vjen edhe emri i tyre (meringa).