Byrek me djathë e spinaq me dy shtresa mbushje

Janë të shumta recetat për byrek qe kemi publikuar këtu tek Artigatimit, dhe i shtohet byrek me djathë e spinaq. E veçanta e kësaj recete për byrek është fakti se kemi përdorur dy shtresa mbushje. Rezultati është fantastik. Në brendësi gjeni të gjitha lidhjet për recetat e tjera si të gatuajmë byrek.

Byrek me djathë e spinaq me dy shtresa mbushje

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Snack
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek
Sasia: 6 persona
Kalori: 162kcal

Përbërësit

  • 700 gr miell
  • 500 gr spinaq
  • 500 ml kos
  • 150 gr djathë i bardhe
  • 2 kokrra veze
  • 1 lugë gjellë gjalpë
  • 80 gr niseshte
  • 10 gr kripë
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Brumin mund ta zëmë në tavolinën e punës ose në ndonjë enë. Shtojmë kripen tek mielli dhe fillojmë hedhim gradualisht ujin pak të ngrohtë. Duhet të krijojmë një masë homogjene dhe elastike në të njëjtën kohë. Brumi punohet me dy duar në mënyrë që të bashkohet mirë, por sipas dëshirës mund të përdoret edhe robot kuzhine.
  • Më pas brumin e krijuar e lëmë të pushoj për 20 minuta të mbuluar me një rrobë në temperaturë ambienti ose në furin e sobës.
  • Ndërkohe fillojmë përgatitjen e mbushjes së byrekut. Me sasinë e dhenë për përbërësit është mjaftueshëm për dy shtresa.
  • Marrim spinaqin e lajme mirë dhe i heqim bishtat. Më pas e kullojmë dhe e presim hollë.
  • Pasi kemi larë e prerë spinaqin shtojmë në enën vezët kosin dhe djathin. I përziejmë dhe shtojmë kripën. Mbushja është gati.
  • Është momenti për të hapur brumin. E ndajmë masën në tre pjesë. Njërën pjesë e ndajmë në 6 toptha të vegjël. Ndërkohe pjesa tjetër e brumit duhet ri-mbuluar.
  • Fillojmë hapim petët duke u ndihmuar me pak niseshte, 6 topthat e parë në mënyre të rrumbullaket të vegjël dhe çdo pete e vogël spërkatet me vaje dhe i vemë njëri sipër tjetrit.
  • Ri-spërkaten me niseshte për të krijuar një pete me përmasat e tavës ku do bëjmë byrekun. Pasi kemi lyer tavën me vaj, për mos tu ngjitur byreku, shtrojmë petën e hapur ku sipër i hidhet gjysma e masës se mbushjes përgatitur.
  • E njëjta procedure me dy pjesët e tjera të brumit pa harruar të shtrojmë pjesën e dytë të mbushjes.
  • Pasi kemi mbaruar brumin, kemi sistemuar byrekun ne tavë, sipas dëshirës shtrojmë disa pjesë gjalpë sipër byrekut para se te futet ne furre. Veprojmë në këtë mënyrë për ti dhëne shkrifësi byrekut.
  • Byrekun e pjekim në furre në temperaturën 200 grade per 35 minuta, gjithsesi varet nga intensiteti furrës.

Byrek me djathë e spinaq është gati, mund të shoqërohet me kos, ose djathë.

Receta është gatuar dhe përgatitur nga Aurora. Ju këshillojmë të lexoni edhe recetat në vijim:

Ju bëftë mirë!

2 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë balte me spinaq

Tavë balte me spinaq është një gatim mjaft interesant për tu provuar. Vlerat ushqimore te spinaqit dihen që janë të mëdha. Prandaj dhe recetën e sotme e kemi zgjedhur me këtë përbërës.

Musaka me lakër të bardhë

Lakra e bardhë ka shumë lëndë ushqyese të cilat janë të vlefshme për trupin e njeriut. Kjo recetë musaka me lakër i përmbledh në një pjatë të vetme se bashku me proteinat. Lakra e bardhë ka shumë vlera ushqyese kur përdoret e pa gatuar, megjithatë lakra ka një përdorim të gjerë në kuzhinën tonë.

Si të gatuajmë Sushi

Sushi është një pjatë tradicionale japoneze me oriz të përgatitur me uthull, me pak sheqer dhe kripë, që shoqërohet me një larmi përbërësish, të tilla si ushqime deti, shpesh të papërpunuara dhe perime.