Byrek me patate

Byrek me patate është një recetë tradicionale shqiptare dhe ka një shije të pasur edhe të veçantë. Mund të shërbehet si pjatë unike ne festa ose piknik, absolutisht për tu provuar.

Byrek me patate

Prep Time30 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time1 hour
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek
Sasia: 6 persona
Kalori: 330kcal

Përbërësit

Për petët e byrekut

  • 500 gr miell
  • 250 ml ujë
  • 2 lugë gjellë vaj ulliri
  • 15 gr kripë

Për mbushjen e byrekut

  • 500 gr patate
  • 2 kokrra qepë
  • 100 gram djathë parmigiano i grirë
  • kripë
  • arrë moskat
  • piper i bardhë
  • rigon
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Në fillim do të përgatitim brumin për petët. Miellin, ujin, vajin e ullirit dhe kripën i hedhim në një enë. Të gjithë përbërësit i trazojmë sa të bëhet një masë e plotë.
  • Brumin e krijuar e punojmë pak dhe e lemë të pushojë për 20 minuta.
  • Ndërkohë mund të merreni me mbushjen e byrekut. Patatet i qërojmë i lajmë dhe i grijmë në rende. Qepët pasi i qërojmë i grijmë hollë (tip julienne) dhe i kaurdisim në një tigan me vaj ulliri. Në tigan pas disa çastesh, hedhim edhe patatet e grira në rende.
  • Masën e trazojmë sa të zbuten pak patatet, hedhim kripen erëzat dhe e heqim nga zjarri.
  • Tani mund të hapim petët. Ndajmë brumin në pjesë të barabarta. Hollojmë petët me okllai, me pas çdo petë e spërkatim me vaj dhe i hedhim dy lugë nga mbushja.
  • Sipas dëshirës shtojmë edhe pak djathë parmigiano sipër. Rrotullojmë petën dhe e bëjmë role, e vendosim në tavë në formë rrethi ose për se gjati. Kështu vazhdojmë me të gjitha petët dhe mbushjen e byrekut me patate.
  • Byrek me patate piqet në furrë të para ngrohur në temperaturën 200 gradë për 30 minuta. Me pas e lënë te ftohët dhe e shërbejmë.
  • Kjo ishte receta e përgatitur, nëse ju ka pëlqyer, mos harroni ta shpërndani tek miqtë tuaj dhe te abonoheni ne njoftimet e faqes për recetat e reja.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë me bathë e kumbulla

Batha, kjo bimë bishtajore është e përbërë pothuajse e gjitha nga ujë dhe në pjesë të vogla nga karbohidrate, proteina e fibra. është e pasur me kripëra minerale e vitamine të grupit B. Midis të gjitha bishtajoreve të tjera, bathët janë të vetmet që kanë më pak kalori. Receta që ne sjellim është e thjeshtë dhe me një shije të veçantë sepse është ndërthur ëmbëlsia e kokrrave të bathës së freskët me thartësinë e kumbullës.

Pulë me Kunguj e Rukola

Kjo është një mënyrë e veçantë për të gatuar pulën, më saktësisht mishin e bardhë të pulës (pjesën e kraharorit). Një pjatë e thjeshtë për tu përgatitur, dhe e shpejtë sepse mishi i bardhë piqet shumë shpejt. Mishin e shoqërojmë me kunguj dhe sallate rukola.