Tortë patate në furrë

Kjo tortë patate në furrë është një pjatë unikë mjaft e shijshme. Përmbledh në brendësi shijet e djathit tymosur të aromatizuar me rozmarinë. Recetë gatimi e shpejtë dhe tava në furre piqet vetëm 20 minuta.

Tortë patate në furrë

Prep Time25 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time45 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: perime
Sasia: 2 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 300 gr patate
  • 1 kokërr qepë
  • 100 gr djathë parmixhano
  • 100 gr djathë provola
  • 100 gr proshutë e pjekur
  • 1 lugë e vogël miell
  • 3-4 lugë qumësht
  • vaj ulliri
  • pak kripë
  • rozmarinë e thatë
  • piper i zi
  • majdanoz

Përgatitja

  • Qërojmë patatet dhe i presim në feta të holla rrethore. Qepët i presim hollë në formë gjysmëhëne. Qumështin e trazojmë me miellin, vajin e ullirit, pak rozmarinë të grirë dhe e hedhim në enën me patate së bashku me djathin pamixhan të grirë.
  • Gjysmën e masës me patate e qepë e hedhim në tavën ku kemi shtruar një letër kuzhine. Sipërfaqen do e mbulojmë me një shtrese djathë të tymosur prerë në feta (provola),një shtrese proshutë dhe djathë përsëri. Hedhim sipër pak rozmarinë dhe piper.
  • Hedhim shtresën tjetër të patateve dhe sipër e spërkatim me djathë pamixhano të grirë. Tavën e pjekim në furrë të para ngrohur në 200°C për 20 minuta.
  • Tortë patate në furre është gati. E lëmë të ftohet dhe e shërbejmë si pjatë unike me pak majdanoz të grirë sipër.

Ju bëftë mirë!

Nëse ju pëlqejnë tortat e kripura, ju ftojmë të lexoni; Tortë e kripur me karrota, Tortë e kripur me kunguj dhe mos harroni ta shpërndani ne Facebook për miqtë tuaj.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like