Byrek me fasule është një recetë tradicionale shqiptare që përdoret më shumë në stinën e dimrit. Kjo recetë mund të duket e vështirë, por pergatitja është shumë e thjeshtë.
Receta byrek me fasule
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal
Përbërësit
Përbërsit për petët
- 500 gr miell
- 250 ml ujë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- pak kripë
Përbërsit për mbushjen
- 500 ml me fasule të përgatitura
- pak vaj ulliri
- pak piper
- rigon
Përgatitja
- Në një enë hedhim miellin, vaj, ujë, kripë dhe i punojmë për gati dhjetë minuta. Më pas brumin duhet ta lemë të pushojë për 20-25 minuta.
- Në hapin tjeter brumin e ndajmë në toptha dhe hapim petët në dimesioni e tavës. Më pas në tavë shtrojmë në fillim gjysmat e petëve duke i spërkatur me vaj ulliri. Hedhim të gjithë mbushjen duke e hapur në të gjithë sipërfaqen.
- Ju mund të gjeni dhe recetën si të gatuajmë fasule në faqen tonë. Mund të përdorni edhe fasulet e një nate më parë. Byrek me fasulë të jetë akoma më i shijshëm. Hedhim sipër petët e tjera duke i spërkatur me vaj ulliri. Rregullojmë anash petën që të mos na hapet mbushja.
- Petët mund të mbushen edhe një nga një me fasule dhe duke i bërë role. Më pas roleja vendoset në formë rrethorë në tavë. Vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të përfundojnë të gjitha petët.
- Ky llojë byreku ka paraqitjen e byrekut që është në figurë.Amvisat mund të zgjedhin mënyrën që kanë më të lehtë. Tavën e vendosim në furr të nxehur më parë në temperaturën 200 gradë C dhe e lemë të piqet për 30 minuta. Byreku shërbehet i ngrohtë dhe mund të shoqërohet me kos apo perime sipas dëshirës.
Byreku shërbehet i ngrohtë dhe mund të shoqërohet me kos apo perime sipas dëshirës.