Tortë e kripur – Receta MasterChef Albania

Kjo është receta e cila më bëri të fitoj përparësen për të marrë pjesë në Masterchef Albania.

Tortë e kripur - Receta MasterChef Albania

Përbërësit

  • 1 kg presh
  • 1 patate e vogël
  • 2 vezë
  • 200 gr djathë mascarpone ose gjizë pa kripë ricotta
  • 150 gr djathë parmixhan i grirë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 30 gr gjalpë
  • 1 pako shafran
  • pak majdanoz i grirë
  • pak trumzë e freskët
  • pak bar qepe
  • pak kripë
  • pak piper
  • Përbërësit për salcën

  • 100 ml pana e freskët
  • 250 gr djathë gorgonzola
  • pak arrë moskat e grirë

Përgatitja

  • Si fillim lajmë mirë preshat dhe eliminojmë gjethet jeshile. Presim pjesën e bardhë në rrathë dhe I hedhim në një tigan ku kemi hedhur paraprakisht vaj ulliri dhe gjalpin e shkrirë.
  • Kavërdisim preshin me zjarr të ngadaltë derisa të zbutet. Më pas I shtojmë edhe pataten e grirë hollë. I përziejmë bashkë. Në një gotë me ujë të ngrohtë shkrijmë shafranin dhe e hedhim në tiganin me preshin e pataten. I shtojmë gjithashtu edhe trumëz të freskët e pak kripë. Mbulojmë tiganin me kapak dhe lemë të zbutet mirë preshi.Pasi janë bërë, I lemë të ftohen pak.
  • Ndajmë vezët, të bardhën nga e verdha dhe I hedhim në dy enë të veçanta. Rrahim pak të bardhat me pak kripë. Të verdhat I rrahim me mascarponen derisa të përzihen mirë.
  • Marrim përzierjen me presh dhe gjysmën e saj e grijmë me grirësin elektrik. I hedhim të dyja gjysmat si atë të grirën dhe atë tjetrën në enën ku janë të verdhat e vezëve me mascarponen. I trazojmë mirë bashkë. Shtojmë djathin e grirë në të, pak piper,pak majdanoz të grirë dhe pak trumëz. I përziejmë mirë. Më pas shtojmë edhe të bardhat e vezëve dhe I pëziejmë mirë me kujdes derisa të arrijmë një masë homogjene.
  • Hedhim masën e përgatitur në tava të vogla ose në një tavë të madhe. Vendosim tavën në furrë të nxehtë 180°c dhe e pjekim përreth 30-35 minuta.
  • Më pas lemë tortën të ftohet pak dhe përgatisim salcën e gorgonzolës.
  • Në një tenxhere të vogël hedhim panën, e vendosim të ngrohet pak,shtojmë djathin e pak arrë moskat të grirë. E trazojmë mirë derisa të shkrijë djathi.
  • Në një pjatë hedhim 2-3 lugë salcë djathi, vendosim sipër tortën me presh dhe e shërbejmë në moment. Sipër sipas dëshirës mund ti vëmë disa fije preshi të skuqur dhe 2 fije bar qepe për zbukurim.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë dhe mos harroni te beheni fan i Chef-it tone ne MasterChef Albania!

receta-gatimi-masterchef-albania

0 Shares
7 comments
  1. urime! doja te dija… shafranin kur e shkrin ne uje te ngrohte e hedh me pas ne tigan sebashku me ujin apo pa uje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë patate në furrë

Kjo tortë me patate në furrë është një pjatë unikë mjaft e shijshme. Përmbledh në brendësi shijet e djathit tymosur të aromatizuar me rozmarinë. Recetë gatimi e shpejtë dhe tava në furre piqet vetëm 20 minuta.