Qofte me spinaq dhe rikota

Një recete nga veriu i Italisë, qofte me spinaq dhe rikota. Spinaqi është një perime me ngjyrë të theksuar të gjelbër i cili ofron më shumë vlera ushqyese se çdo perime tjetër.

Qofte me spinaq dhe rikota

Prep Time20 minutes
Cook Time5 minutes
Total Time25 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: Italian
Keyword: healthy
Sasia: 4 persona
Kalori: 260kcal

Përbërësit

  • 500 gr spinaq
  • 2 kokrra vezë
  • 100 gr djathë parmigiano i grirë
  • 100 gr galetë bukë e grirë
  • 150 gr miell
  • 20 gr gjalpë
  • pak piper
  • pak arrë moskat
  • 5 gr kripë

Përgatitja

  • Pastrojmë spinaqin dhe e lajmë mirë. Spinaqin e larë, e hedhim në një tenxhere me ujë të vluar dhe kripë. E lemë për një minutë dhe e nxjerrim. E kullojmë mirë dhe e grijmë më thikë.
  • Hedhim spinaqin e grirë në një enë dhe bashkojmë bukën e grirë. Mund të përdorim edhe bukë të lagur me qumësht, sipas dëshirës ky hap. Shtojmë më pas djathë të grirë dhe rikota (gjizë pa kripë).
  • E rregullojmë me kripë dhe erëzat dhe shtojmë vezët e rrahura pak. Përzihet masa me kujdes dhe i ndajmë në qofte të vogla, të cilat i lyejmë nga të gjitha anët me pak miell.
  • Vendosim një enë me ujë të bollshëm për të zier pak çaste qoftet me spinaq.
  • Përgatisim pak salcë duke skuqur 50 gr miell me gjalpë. Shtojmë më pas pak ujë nga ku kanë zier qoftet me spinaq dhe salca është gati.
  • Qofte me spinaq dhe rikota janë gati. I shtojmë në pjatë se bashku me pak salcë të përgatitur dhe i shërbejmë.

Lexoni gjithashtu recetat për qofte me qiqra ose qofte me mish pule.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit!

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Avokado me karkaleca

Një antipastë perfekte për festa është sallata e avokado me karkaleca. Kjo është një recetë gatimi shumë e thjeshtë, e freskët dhe delikate. Nuk kërkon shumë mundim në përgatitje por rezultati përfundimtar është me të vërtetë fantastik.