Sallatë Cezar me pulë

Mënyrat për të përgatitur sallatë cezar janë nga më të larmishmet. Kjo mund të përdoret si meze në dreka dhe darka familjare. Përgatiteni salcën për cesar disa orë më parë kështu shija është akoma më e fortë dhe sallata akoma më e shijshme.

Sallatë Cezar me pulë

Prep Time10 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time20 minutes
Course: Salad
Cuisine: Mediterranean
Keyword: salce
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

Përbërësit për sallatën:

  • 400 gr sallatë jeshile
  • 300 gr fileto pule
  • 2 feta bukë e thekur
  • 50 gr djathë parmixhano
  • 2 kokrra domate sipas dëshirës
  • 10 gr kripë

Përbërësit për salcën:

  • 90 ml majonezë ose senape
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle lëng limoni ose uthull
  • 5 gr kripë

Përgatitja

  • Fillimisht ndajmë fileton në copa të vogla dhe i skuqim me pak kripë dhe piper por me temperaturë të ulët që të mos arrijnë të thahen plotësisht por të qëndrojnë të buta.
  • Ndajmë edhe bukën në pjesë të vogla dhe e thekim mjaftueshëm sa për tu konsumuar. Alternative fileton e pulës mund ta përgatisni në skarë.
  • Ndërkohë në një enë përziejmë majonezën, vajin e ullirit, lëngun e limonit ose uthullën duke i hedhur pak kripë. I trazojmë dhe i lëmë së bashku për pak kohë.
  • Presim sallatën jeshile dhe e vendosim në pjatë. Sipër grijmë djathin parmixhano duke shtuar më pas bukën e thekur të prerë dhe fileton e pulës.
  • Të gjithë përbërësit i përziejmë dhe sipër hedhim salcën e përgatitur. Sallatë cesar më pulë është gati, sipas dëshirës shtojmë dhe disa domate të vogla.

Receta për sallatë panxhari, sallatë quinoa ose sallatë me karkaleca

Ju bëftë mirë!

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kunguj me domate e mocarela

Kjo pjatë e freskët është ideale për një aperitiv me miqtë apo për një antipastë të shijshme. Këto feta kunguj duken si pica të vogla, për vetë faktin që janë me salcë e mocarela sipër. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, mjafton të pjekësh në zgarë fetat e kungujt e ti hedhësh sipër salcën dhe djathin. Pëlqehen nga e gjithë familja.

Qofte me lulelakër

Qofte me lulelakër është një meze ideale për të pasuruar tavolinën në një aperitiv. Gjithashtu këto qoftë pëlqehen shumë edhe nga fëmijët dhe është një mënyrë e mirë për të ngrenë perime.