Sallatë me karkaleca deti

Sallatë me karkaleca deti përgatitet në pak minuta dhe në më pak se 300 kalori mund të shijoni diçka vërtet të shijshme. Kjo sallatë mund të shoqërohet edhe me disa feta avokado.

Sallatë me karkaleca deti

Prep Time20 minutes
Cook Time5 minutes
Total Time25 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: Global
Keyword: healthy
Sasia: 2 persona
Kalori: 190kcal

Përbërësit

  • 500 gr karkaleca deti
  • 100 gr sallate jeshile
  • 50 gr ullinj
  • 100 gr domate te vogla
  • 2 rrepa
  • vaj ulliri
  • lëng limoni
  • kripë
  • piper

Përgatitja

  • Për te përgatitur sallatën me karkaleca deti, si fillim duhet të pastrojmë këtë të dytët. Heqim bishtin nga trupi dhe me një thikë shkëpusim pjesën e zezë të gjatë. Me pas i zhysim në një enë me ujë të ngrohtë për disa minuta. I kullojmë dhe i lënë të ftohen.
  • Ndërkohë vazhdojmë me përgatitjen e perimeve. Pastrojmë rrepën dhe e presim në feta te holla, gjithashtu edhe domatet e vogla dhe i vendosim më vete.
  • Në një enë hedhim vaj ulliri, piper dhe lëng limoni. E trazojmë mirë këtë përbërje që do të na shërbejë të spërkasim sallatën me karkaleca.
  • Për ta shërbyer sallatën mund të vendosim një shtresë jeshilë poshtë dhe më pas të vendosim domate, rrepa dhe disa ullinj, sipër shtojmë karkalecat e detit. Ose sipas dëshirës mund ti përzieni të gjithë përbërësit së bashku.
  • Në fund shtoni lëngun aromatizues dhe rregulloni kripën. Sallatë me karkaleca deti është gati.

Lexoni recetat e tjera si oriz me karkaleca, avokado me karkaleca, karkaleca ne zgare.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Speca me domate ne tigan

Speca me domate në tigan janë shumë të shijshme. Këto janë specat dhe domatet e fundit për këtë stinë. Speca me domate të gatuara në tigan është një nga ato pjatat që më çon pas në kohë, më sjell ndërmend fëmijërinë.

Sallatë me domate

Në këtë stinë gjejmë domate shumë të shijshme dhe ku ka më mirë në ditë të nxehta se sa një sallatë e freskët. Në këtë stinë gjejmë domate shumë të shijshme dhe ku ka më mirë në ditë të nxehta se sa një sallatë e freskët.

Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.