Patate në tavë me djathë

Patate në tavë me djathë të pjekura në furrë janë një variant vërtet i shijshëm, e përgatitur me pak përbërës dhe në një mënyrë shumë të thjeshtë por tepër të shijshme. Kjo pjatë me patate mund të përdoret si garniturë, meze ose pse jo edhe si një pjatë e dytë.

Patate në tavë me djathë

Prep Time20 mins
Cook Time20 mins
Total Time40 mins
Course: Side Dish
Cuisine: Mediterranean
Keyword: perime
Sasia: 4 persona
Kalori: 270kcal

Përbërësit

  • 500 gr patate
  • 250 gr djathë mozzarella
  • 100 gr djathë kaçkavall të grirë parmigiano
  • 50 ml qumësht
  • 30 gr gjalpë
  • piper i zi
  • arrë moskat
  • kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur këtë pjatë patate në tavë me djathë, si fillim qërojmë patetet i lajmë dhe i presim në feta. Më pas i shtrojmë në tava balte për çdo person ose në një pjatancë të madhe.
  • Në fillim shtrojmë një shtresë patate, pastaj shtojmë copa djathë mozzarella, e spërkatim me piper dhe pak kripë,vendosim një shtresë të hollë djathi të grirë kaçkavall.
  • Vendosim sipër patate dhe pastaj prapë djathë mozzarella e djathë të grirë. Kështu vazhdojmë derisa sipër të kemi një shtresë patate sipërfaqen e së cilës e mbushim me djathë kaçkavall të grirë në rende.
  • Hedhim qumështin e ngrohtë e përzier me gjalpin. Hedhim pak fare kripë, piper dhe arrë moskat. Tavat me patate me djathë i vëmë për të pjekur në furrë të nxehur në temperaturën 200° për 20 minuta.
  • Patate në tavë me djathë janë gati. Presim të ftohët pak dhe e shërbejmë.

Receta për oktapod me patate, torte me patate ose musaka patate

Ju bëftë mirë!

86 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kunguj me domate e mocarela

Kjo pjatë e freskët është ideale për një aperitiv me miqtë apo për një antipastë të shijshme. Këto feta kunguj duken si pica të vogla, për vetë faktin që janë me salcë e mocarela sipër. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, mjafton të pjekësh në zgarë fetat e kungujt e ti hedhësh sipër salcën dhe djathin. Pëlqehen nga e gjithë familja.

Perime në Avull

Perimet bëjnë shumë mirë për shëndetin tonë, sepse përmbajnë vitamina nga më të ndryshmet. Duhet ti konsumojmë sa më shumë gjatë vakteve. Perimet, në çfarë do lloj mënyre i gatuajmë, nuk duhen të jenë shumë të ziera sepse humbasin të gjitha vlerat ushqyese. Zierja në tenxhere me avull është mënyra më e mirë e më e shëndetshme për të gatuar perimet dhe jo vetëm. Në këtë mënyrë perimet nuk janë në kontakt me ujin dhe ruajnë të gjitha vlerat ushqyese.

Sallatë me domate

Në këtë stinë gjejmë domate shumë të shijshme dhe ku ka më mirë në ditë të nxehta se sa një sallatë e freskët. Në këtë stinë gjejmë domate shumë të shijshme dhe ku ka më mirë në ditë të nxehta se sa një sallatë e freskët.