Si të përgatisim patëllxhanë turshi

Receta më praktike për të përgatitur patëllxhanë turshi. Kjo mënyre përgatitje turshi mundëson konservimin e perimeve për një kohë të gjatë, ideale për periudhën e dimrit. Lexoni gjithashtu recetën për lakër turshi.

Si të përgatisim patëllxhanë turshi

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Komposto
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 vazo
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 3 kg patëllxhan
  • 3 kokë hudhra
  • 3 dega selino
  • 3 tufa majdanoz
  • 1 kg speca të ngjyrave të ndryshme
  • 3 speca djegës
  • 6 gjethe dafine
  • 6 lugë gjellë kripë e ashpër
  • 500 ml uthull

Përgatitja

  • Si fillim për patëllxhanë turshi duhet të përdorim patëllxhan të freskët dhe me madhësi mesatare. Patëllxhanët i lajmë dhe i pastrojmë nga bishtat. Vendosim një enë me ujë në zjarr dhe hedhim në të tre lugë gjellë kripë. Patëllxhanëve i bëjmë një prerje për së gjati dhe i futim në ujin e nxehtë me kripë dhe i ziejmë për 2 minuta.
  • Patëllxhanët i kullojmë dhe i vendosim në një rrjetë duke i lenë kështu për një natë.
  • Ditën tjetër fillojmë përgatitim mbushjen për patëllxhanë turshi. Pasi ti kemi larë dhe fshirë të gjitha perimet i presim në formë rripash të hollë. Të gjitha perimet e prera i hedhim në një enë dhe i përziejmë me kripën e ngelur.
  • Me këtë përgatitje do të mbushim të gjithë patëllxhanët me radhë. Marrim patëllxhanët që përgatitëm një natë me pare dhe në prerjen që kryem hedhim një lugë nga mbushja. Patëllxhanët e mbushur i vendosim në vazo njëri mbi tjetrin. Në çdo dy rrjeshta vendosim nga një ose dy gjethe dafine. Vazhdojmë kështu për të gjitha perimet.
  • Ziejmë uthullën me pak lugë kripë dhe e lemë të ftohet. Pasi ftohet, shëllirën e uthullës e hedhim në vazo dhe vendosim peshë sipër, në këtë mënyrë patëllxhanët të rrinë fundosur. Patëllxhanët turshi i mbulojmë me napë për 5 ditë pastaj i vendosim kapakët. Në këtë mënyrë patëllxhanët do të rrojnë për një kohë të gjatë. I ruajmë në një vend të freskët dhe jo në ndikimin e dritës së diellit.
  • Patëllxhanët turshi mund të konsumohen pasi kanë kaluar të paktën 2 muaj. Ju bëfshin mirë dhe mos harroni të abonoheni për recetat e reja.

Receta për lakra turshi

Ju beftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë lakre super e shëndetshme

Lakra e bardhë është me vlera të larta ushqimore. Kjo recetë e thjeshtë sallatë lakre duke i shtuar asortimente të tjerë bëhet akoma më e mirë. Po japim recetën e përgatitjes së sallatës sipas një mënyre të thjeshtë e shpejtë.

Sallatë me domate

Në këtë stinë gjejmë domate shumë të shijshme dhe ku ka më mirë në ditë të nxehta se sa një sallatë e freskët. Në këtë stinë gjejmë domate shumë të shijshme dhe ku ka më mirë në ditë të nxehta se sa një sallatë e freskët.