Sallatë e ftohtë me karkaleca e avokado

Sallatë e ftohtë shumë e shpejte në përgatitje, e freskët në shije dhe e shëndetshme. Të gjithë përbërësit ndërthuren mjaft mire në shije dhe ngjyra duke dhuruar një pjatë fantastike.

Sallatë e ftohtë shumë e shpejte në përgatitje, e freskët në shije dhe e shëndetshme. Të gjithë përbërësit ndërthuren mjaft mire në shije dhe ngjyra duke dhuruar një pjatë fantastike.

Sallatë e ftohtë me karkaleca e avokado

Prep Time30 minutes
Total Time30 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: healthy
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 2 copë avokado
  • 300 gr karkaleca te qëruar
  • 300 gr domate qershi
  • 100 gr misër i zier
  • gjysmë kokerr qepe e kuqe
  • pak borzilok
  • pak majdanoz
  • 1 lugë kafe kripë e piper
  • gjysmë kokërr limoni lëngu
  • 1 luge majonezë me dëshire

Përgatitja

  • Në tigan ngrohim pak vaj ulliri. Hedhim karkalecat e qëruar dhe i skuqim për rreth 2 min në zjarr të fortë. Pasi të jenë kavërdisur lëmë të ftohen.
  • Ndërkohe presim qepen në kubike shumë të vegjël, domatet, avokadot dhe erëzat e freskëta.
  • I vendosim në një enë dhe i përziejmë të gjitha se bashku me misrin, lëngun e limonit dhe erëzat. Shtojmë sallatës karkalecat e ftohte dhe i përziejmë përsëri.
  • E lemë për 10 minuta të pushojë dhe e shërbejmë sallatën e ftohtë nëpër pjata.

Ju bëftë mirë!

sallate ftohte karkaleca fruta deti receta gatimi shqip
1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë e zier me gjethe rrepash

Gjethja e panxharsheqerit është shumë e mirë, dhe ngjason me spinaqin. Mund ta gatuajmë të zier në ujë ose në avull, me vaj sipër dhe kështu shoqëron pjatanca të ndryshme mishi ose peshku. Në këtë recetë, ne e sjellim në një variant si sallatë që mund ta hamë si meze për të hapur oreksin ose thjesht mund të shoqërojmë një pjatë mishi.

Receta për Majonezë

Majoneza është një nga salcat më të njohura e më të përhapura në botë. Përdorimi i saj në kuzhinë është i gjerë. Majoneza shkon mirë me peshkun, me mishin e ftohtë, me vezë të ziera, me perime të ndryshme apo si bazë për salca të tjera.

Purè patate

Pureja e patates është një pjatë e shijshme si për fëmijët dhe për të rriturit. Kjo recetë që ne japim është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Zakonisht për të bërë purenë, patatet zihen më parë me gjithë lëkurë, më pas qërohen dhe kalohen në makinerinë e duhur për të bërë purenë, e pas kësaj zihen me qumësht. Por jo të gjithë mund ta kenë këtë makineri, e për të shkurtuar edhe kohën e përgatitjes kemi menduar të propozojmë recetën e mëposhtëme.

Stridhe me limon (Ostriche)

Stridhet apo goca e detit janë një nga frutat e detit më të mira, më të shijshme dhe afrozidiake. Në treg gjejmë disa lloj stridhesh, nga ato më e shtrenjta që kanë një guackë të rrumbullakët dhe të shtrirë, te ato më të lirat me guacka ovale dhe konkave.