Receta për Majonezë

Përgatitja e majonezë përgatitur në shtëpi është shumë e thjeshtë, me pak përbërës dhe me pak kujdes në përgatitje do të arrijmë një majonezë perfektë.


Jam e sigurt që pasi ta keni provuar ta gatuani vetë në shtëpi, nuk do të shkoni më të blini në supermarket majonezën. Shija e kësaj salce e përgatitur vetë ka me të vërtetë ndryshim nga ajo e blera. Provojeni e do të më besoni.

Majoneza është një nga salcat më të njohura e më të përhapura në botë. Përdorimi i saj në kuzhinë është i gjerë. Majoneza shkon mirë me peshkun, me mishin e ftohtë, me vezë të ziera, me perime të ndryshme apo si bazë për salca të tjera.

Receta për Majonezë

Prep Time15 minutes
Total Time15 minutes
Course: Salad
Cuisine: Global
Keyword: antipaste
Sasia: 4 persona
Kalori: 350kcal

Video

Përbërësit

  • 2 të verdha veze
  • 250 ml vaj kikiriku ose luledielli
  • 1 lugë kafeje uthull të bardhë
  • lëngun e 1/2 limoni
  • pak kripë
  • pak piper të bardhë fakoltativ

Përgatitja

  • Gjëja kryesore që duhet përpara se të fillojmë majonezën është që vezët dhe vaji duhet të jenë në temperaturë ambienti dhe të verdhat e vezëve duhen ndarë mirë nga të bardhat.
  • Marrim një enë qelqi të madhe në të cilën hedhim të verdhat e vezëve. Shtojmë pak kripë dhe pak piper të bardhë sipas dëshirës. Shtojmë gjithashtu edhe uthullën. Fillojmë të rrahim përbërësit me një rrahës elektrik.
  • Më pas fillojmë të hedhim vajin fill, e duke vazhduar ngadalë,(kujdes, tek hedhja e vajit qëndron sekreti për një majonezë të mirë). Duhet ta trazojmë me rrahësin elektrik gjithmonë në të njëjtin drejtim derisa të kemi shtuar të gjithë vajin dhe të kemi arritur një masë të trashë. Më pas, gjithmonë duke e rrahur, shtojmë edhe lëngun e limonit. Më pas do të shohim që kemi arritur një masë homogjene dhe të trashë.
  • Në këtë mënyrë majoneza është gati dhe e vendosim në vazo duke e futur në frigorifer më pas. Majonezën e përgatitur mund ta ruajmë përreth një javë në frigorifer. Salca e përgatitur është gati për tu shërbyer.

Receta per sallatë ruse

Ju bëftë mirë!

photo credit jules a CC license

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kastravecë turshi

Kastravecë turshi është një recetë tjetër që na mundëson të konservojmë kastravec për një kohë të gjatë. Kastravecët duhet të jenë në madhësi mesatare dhe zgjidhni ata më cilësorët. Kastravecë turshi kanë një kosto të ulët dhe mund të shoqërojnë çdo pjatë ose mund të shërbehen gjatë një aperitivi midis miqsh.

Sallatë me domate

Në këtë stinë gjejmë domate shumë të shijshme dhe ku ka më mirë në ditë të nxehta se sa një sallatë e freskët. Në këtë stinë gjejmë domate shumë të shijshme dhe ku ka më mirë në ditë të nxehta se sa një sallatë e freskët.