Peshk Koce me Patate

Kocë në furrë me patate është një pjatë e shijshme, një recetë shumë e lehtë si në përgatitje dhe në të ngrënë.

Peshk Koce me Patate

Prep Time20 mins
Cook Time40 mins
Total Time1 hr
Course: Main Course
Cuisine: Mediterranean
Keyword: peshk
Sasia: 2 persona
Kalori: 210kcal

Video

Përbërësit

  • 2 peshk kocë
  • 4-5 kokrra patate
  • 1 limon
  • pak vaj ulliri
  • pak kripë
  • disa erëza të ndryshme gjethe dafine, degë rozmarine,gjethe sherebelë
  • 2-3 thelpinj hudhra

Përgatitja

  • Për të përgatitur kocë në furrë me patate, si fillim sigurohemi që peshku të jetë i freskët.
  • Pasi kemi larë mirë peshkun e mbushin te barku me erëza të ndryshme, hudhër e disa feta limoni. Qërojmë patet dhe i presim në feta horizontalisht.
  • Marrim një tavë, i vendosim letër furre ose e spërkasim me pak vaj, shtrojmë patatet, i hedhim pak kripë, sipër i vëmë kocet e përgatitura.
  • Shtojmë mbi peshkun fetat e patates, dhe e mbulojmë komplet. I hedhim pak kripë, disa degëza rozmarine e pak vaj.
  • E vëmë në furrë të piqet për gati 40 minuta ne temperaturën 200°C.
  • Kocë në furrë me patate është gati. Peshkun e shërbejmë të ngrohtë, të shoqëruar me patatet.

Receta për peshk salmon

Ju bëftë mirë

181 Shares
5 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Recipe Rating




You May Also Like

Filetë merluci me domate

Merluci është një peshk shumë i shijshëm dhe i pasur me shumë vitamina. Këtë peshk mund ta gatuajmë në disa mënyra. Në recetën e sotme kemi sjellë merluzin të gatuar me domate të vogla e ullinj.

Stridhe me limon (Ostriche)

Stridhet apo goca e detit janë një nga frutat e detit më të mira, më të shijshme dhe afrozidiake. Në treg gjejmë disa lloj stridhesh, nga ato më e shtrenjta që kanë një guackë të rrumbullakët dhe të shtrirë, te ato më të lirat me guacka ovale dhe konkave.