Midhje të skuqura

Midhje të skuqura janë vërtet të shijshme. Interesante në formën e tyre karakteristike, ku mishi i tyre ndodhet brenda një guaske me dy kapakë. Këto produkte kanë vlera të mëdha ushqimore dhe sidomos në zhvillimin normal të trurit.

Midhje të skuqura

Prep Time15 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time25 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: Mediterranean
Keyword: healthy, peshk
Sasia: 4 persona
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 1.5 kg midhje
  • 150 ml verë e bardhë
  • 2 kokrra domate
  • 4 thelpinj hudhër
  • 1 spec jeshil
  • vaj ulliri
  • majdanoz
  • spec djegës
  • kripë
  • piper
  • kaperi

Përgatitja

  • Si fillim pastrojmë dhe grijmë imët hurdhat, specin jeshil kurse domatet i presim ne kubik të vegjël. Një tigan të bollshëm e vendosim në zjarre të lartë. Hedhim vajin e ullirit.
  • Shtojmë specat dhe hudhrën. I gatuajmë pak çaste. Shtojmë specin djegës dhe domatet. I lemë 4 minuta, derisa të jenë zbutur dhe lëngu i tyre pothuajse të jetë avulluar.
  • Shtojmë midhjet e lara dhe te pastruara në tigan. Midhjet duhet të jenë të freskëta dhe eliminojmë ato që janë gjysmë hapur. Në momentin qe midhjet hapen, hedhim verën e bardhë.
  • Hedhim pak fare kripë pasi midhjet lëshojnë ujin e tyre. Sipas dëshirës shtojmë dhe një dorë kaperi dhe pak piper. Në fund hedhim majdanozin e grirë imët.
  • Midhjet e skuqura i lënë për pak çaste në zjarr të mbuluara me kapak derisa të gjitha midhjet të jenë hapur.
  • Thekim disa feta buke dhe shërbejmë midhjet në një pjatë të thellë se bashku me pak nga lëngu i tyre. Vendosim copat e bukës anash.

Lexo recetën për Supe me peshk, pse duhet te konsumoni peshk

Ju bëftë mirë!

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë me peshk

Supa me peshk është një pjatë shumë e shijshme, me bazë peshq të ndryshëm. Duhet pak kohë e durim në përgatitjen e kësaj pjate, por i gjithë mundimi ia vlen kur shijon këtë supë e cila e trasformon drekën në një sukses të vërtetë.

Filetë merluci me domate

Merluci është një peshk shumë i shijshëm dhe i pasur me shumë vitamina. Këtë peshk mund ta gatuajmë në disa mënyra. Në recetën e sotme kemi sjellë merluzin të gatuar me domate të vogla e ullinj.