Filetë merluci me domate

Merluci është një peshk shumë i shijshëm dhe i pasur me shumë vitamina. Këtë peshk mund ta gatuajmë në disa mënyra. Në recetën e sotme kemi sjellë merlucin të gatuar me domate të vogla e ullinj. Një recetë e thjeshtë që mund ta gatuajnë edhe ata që janë në armët e para me gatimin.

Filetë merluci me domate

Përbërësit

  • Përbërësit për 3-4 persona

  • 4 fileta merluci
  • 20-25 domate të vogla
  • 10 kokrra ullinj pa bërthamë
  • pak majdanoz të grirë hollë
  • pak rigon
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1-2 thelpinj hudhre

Përgatitja

  • Nëse përdorim merlucin e ngrirë e jo të freskët duhet ta lemë të shkrijë derisa të jetë gati për gatim.
  • Hedhim vajin e ullirit në një tigan dhe hudhrën. E lemë me zjarr të ulët për disa minuta. Më pas shtojmë merlucin.
  • Lajmë domatet e vogla dhe i ndajmë përgjysmë. Presim dhe ullinjtë përgjysmë.
  • Shtojmë në tigan domatet e prera dhe ullinjtë. Hedhim pak kripë dhe mbulojmë tiganin me kapak. Lemë të piqet përreth 10-15 minuta.
  • Më pas i hedhim sipër pak rigon.
  • Hedhim në pjata merlucin dhe e shërbejmë të spërkatur sipër me majdanoz të grirë.

Notes

Përgatitja

receta-gatimi-peshk-merluc-gatuaj-food-fish-cook-d

Ju bëftë mirë!

receta-gatimi-peshk-merluc-gatuaj-food-fish-cook-a

receta-gatimi-peshk-merluc-gatuaj-food-fish-cook-b

receta-gatimi-peshk-merluc-gatuaj-food-fish-cook-c

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Stridhe me limon (Ostriche)

Stridhet apo goca e detit janë një nga frutat e detit më të mira, më të shijshme dhe afrozidiake. Në treg gjejmë disa lloj stridhesh, nga ato më e shtrenjta që kanë një guackë të rrumbullakët dhe të shtrirë, te ato më të lirat me guacka ovale dhe konkave.

Si të gatuajmë sardele

Si të gatuajmë sardele në tenxhere me presion do të ishte titulli i plotë i recetës. Sardelet konsiderohen si një mik i mirë i shëndetit të njeriut. Këta peshq janë të mbushur me vlera ushqimore dhe shëndetësore të jashtëzakonshme, që i zgjatin jetën njeriut.