Karkaleca të skuqur dhe shoqëruar me salcë të ëmbël

Karkaleca të skuqur për një meze dhe një gotë vere të bardhë. Këtë pjatë e kemi shoqëruar me një salcë me domate të freskëta që do i japi akoma më shumë shijë. Nëse ju pëlqen speci djegës do jua këshilloja të shtonit pak tek salca.

Karkaleca të skuqur dhe shoqëruar me salcë

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Mediterranean
Keyword: peshk
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 600 gr karkaleca
  • vaj për skuqje

Për brumin

  • 140 gr miell
  • 2 kokrra vezë
  • 190 ml qumësht
  • pak kripë

Për salcën

  • 100 gr domate
  • 100 ml ujë
  • 50 ml verë e bardhë
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë mjaltë
  • 30 gr sheqer
  • pak kripë
  • 1 maj luge niseshte

Përgatitja

Si të pastrojmë karkalecat?

  • Në fillim lajm e pastrojmë karkalecat duke filluar nga pjesa e kokës pastaj pjesët e tjera. Duhet të kemi parasysh të heqim pjesën përgjatë barkut e cila shpesh here është me ngjyrë të zezë. Karkalecat i marinojmë për 5 minuta në një qeskë me pak kripë të ashpër dhe më pas i heqim.

Përgatitja e brumit për skuqje

  • Në një enë qelqi rrahim vezët dhe në të shtojmë qumështin e ftohtë. Hedhim miellin dhe e trazojmë mirë që mos të ngelet kokrriza. E lëmë të pushojë për disa çaste.
  • Me anë të një pince kuzhine karkalecat i marrim një nga një i kalojmë brumin e përgatitur dhe i radhitim në një pjatancë. Më pas vendosim një enë me vaj të bollshëm në zjarr.
  • Pasi të ngrohet vaj i hedhim karkalecat një e nga një duke i kthyer nga të dyja anët. Pasi të kenë marrë një ngjyrë të artë i heqim dhe i vendosim me një letër kuzhine për ti hequr vajin e tepërt.

Përgatitja e salcës

  • Domatet i pastrojmë nga lëkura dhe farat dhe i grijmë në grirës elektrik. Shkrijmë niseshte në ujë dhe shtojmë sheqerin me mjaltin. Domatet e grira i hedhim në një enë me vajin e ullirit dhe me verën ose pak uthull dhe i ziejmë në zjarr të ngadaltë derisa salca të trashet.
  • Nga fundi salcën e rregullojmë me kripë.
  • Karkaleca të skuqur i vendosim në një pjatë dhe salcën e vendosim në një kupë të vogël. Në këtë mënyrë mund ti ngjyejmë më salcën e përgatitur.

Equipment

  • Grirës elektrik

Receta për karkaleca në furrë, sallatë me karkaleca ose rizoto me karkaleca deti.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Si të gatuajmë sardele

Si të gatuajmë sardele në tenxhere me presion do të ishte titulli i plotë i recetës. Sardelet konsiderohen si një mik i mirë i shëndetit të njeriut. Këta peshq janë të mbushur me vlera ushqimore dhe shëndetësore të jashtëzakonshme, që i zgjatin jetën njeriut.

Karkaleca në zgarë

Karkalecat në zgarë janë një pjatë shumë e thjeshtë, e shijshme dhe e shpejtë. Me këtë recetë, të pjekësh karkalecat është me të vërtetë shumë e thjeshtë dhe rezultati final është fantastik

Peshk në skarë

Si të gatuajmë peshk në skarë në mënyrë të përsosur? Shoqëruar me disa perime mund të kthehet mënyra juaj e preferuar e gatimit të peshkut. Ky lloj gatim është ideal edhe për peshk tone, peshk shpat apo salmon.