Rizoto me karkaleca dhe kungull

Rizoto me karkaleca dhe kungull është me të vërtetë të shkëlqyeshme, pasi produktet kombinojnë shumë më njëra tjetrën dhe është një shijë e përkryer. Në një darkë me meny peshku, kjo është një pjatë e parë me oriz shumë e goditur dhe delikate.

Rizoto me karkaleca dhe kungull

Prep Time25 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time45 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Italian
Keyword: oriz
Sasia: 4 person
Kalori: 160kcal

Përbërësit

  • 360 gr oriz për rizoto
  • 400 gr kungull
  • 300 gr karkaleca
  • 100 ml verë e bardhë
  • 800 ml lëng perimesh
  • 2 qepujka
  • 4 gjethe borzilok
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë
  • piper

Përgatitja

  • Për rizoto me karkaleca dhe kungull si fillim duhet të grijmë hollë qepën dhe ta skuqim paksa në një tigan me vaj ulliri. Me pas shtojmë edhe kungullin e prerë në kube të vegjël. I lëmë në zjarr për disa minuta të kaurdisen së bashku.
  • Një enë tjetër e vendosim në zjarr dhe hedhim përsëri pak vaj ulliri kur është e nxehtë. Hedhim orizin dhe e trazojmë vazhdimisht që mos të digjet. Më pas e shuajmë me pak verë të bardhë. Kur pjesa e alkoolit të ketë avulluar shtojmë një pjesë të lëngut të perimeve. Rregullojmë kripën dhe vazhdojmë të hedhim lëngun e perimeve.
  • Përpara se orizi të behët, shtojmë edhe kungullin së bashku me karkalecat e pastruar. Heqim nga zjarri rizoto me karkaleca dhe kungull e shtojmë pak vaj ulliri ekstra i virgjër dhe borzilok. E trazojmë që perimet dhe karkalecat të shpërndahen në mënyrë të njëtrajtshme.
  • Pjata e parë rizoto me karkaleca dhe kungull është gati. E shërbejmë të shoqëruar me një gotë vere të bardhë, ideale për një meny peshku.

Ju këshillojmë gjithashtu të lexoni recetat për Oriz i kuq me karkaleca apo edhe rizoto me kërpudha.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë Gruri

Supa e grurit është një pjatë e shijshme që mund ta shijojmë gjatë stinës së ftohtë. Gruri është i pasur me shumë vlera ushqyese si vitamina, kripëra minerale e fibre. Kjo është një pjatë e shëndetshme dhe e shijshme

Rizoto me Shafran

Rizoto me shafran është një pjatë tipike e qytetit të Milano, Itali. Shafrani është një erëz e njohur që në antikitet. Përveçse ngjyrës ai lëshon edhe një aromë karakteristike që bashkuar me orizin cilësor Olim, bëjnë këtë pjatë të parë shumë të shijshme.

Rizoto me luleshtrydhe

Rizoto me luleshtrydhe është një pjatë e rafinuar. Kjo recetë është shumë e thjeshtë por që ka një shije shumë delikate. Këtë pjatë mund ta përgatisni dhe për një darkë romantike dhe do të ketë shumë efekt te personi që e shijon.

Rizoto me salsiçe

Rizoto me salsiçe është një pjatë shumë e shijshme dhe përshtatet mirë si për drek edhe për darkë mes familjarë ose miqve. Ndërthurur me djathë dhe përgatitur me lëng perime shtohen edhe vlerat ushqimore.

Bollgur me perime

Bollgur me perime është një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë kur nuk kemi kohë për të gatuar. Zgjedhja e perimeve mund të jetë sipas dëshirës, mjaftojnë të jenë të freskëta dhe bio.