Stridhe me limon (Ostriche)

Në treg gjejmë disa lloj stridhesh, nga ato më e shtrenjta që kanë një guackë të rrumbullakët dhe të shtrirë, te ato më të lirat me guacka ovale dhe konkave. Këto të fundit e kanë shijen e mishit brenda më të fortë.

Stridhe me limon (Ostriche)

Përbërësit

  • 13-15 stridhe gocë deti
  • pak piper
  • 2 limona

Përgatitja

  • Hapja e guackave të stridheve është një proces pak i vështirë dhe i mërzitshëm nëse nuk je ekspert. Duhet të ushtrosh pak forcë në hapjen e tyre. Sa më e freskët është stridhja, aq më e vështirë do të jetë hapja e guackës. Ekzistojnë edhe thika të vogla me qëllim hapjen e guackave të tyre.
  • Pasi i kemi hapur me kujdes guackën, vendosim stridhet në një pjatancë mbi gjethe maruleje. Duhet të kemi kujdes që të mos derdhim lëngun që kanë brenda guackat sepse është shumë i shijshëm. Vendosim copa limoni anash dhe i servirim. çdo person në momentin që do ti hajë mund ti hedhë pak piper të grirë sipër dhe limon.
  • Stridhet duhet të serviren të freskëta me një gotë shampanjë.

Notes

Ekzistojnë disa mënyra për të shijuar sa më mirë këtë ushqim. Ajo më e thjeshta që të bën ta ndiesh aromën e detit, është ti hash të gjalla me pak limon e piper sipër.
Stridhet nuk përtypen, por gëlltiten. Francezë i shijojnë me një gotë të shampanje të cilësisë së lartë ose me një verë të bardhë 'Muscadet' që vjen nga krahina e Loire ( Francë).
Napoleoni, (kur nuk ishte në luftë kuptohet), mbushte një pjatancë të madhe me akull, vendoste sipër gjethe marule dhe mbi to vinte stridhet e hapura. Veç bënte një salcë me pak kripë, piper, lëng limoni, vaj ulliri dhe konjak. Ua hidhte sipër dhe i hante në moment, të freskëta.
Stridhja mbetet mbretëresha e molusqeve.
Stridhe-limon-Ostriche-receta-gatimi-fruta-deti-sea-food

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

73 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Recipe Rating




You May Also Like

Karkaleca në zgarë

Karkalecat në zgarë janë një pjatë shumë e thjeshtë, e shijshme dhe e shpejtë. Me këtë recetë, të pjekësh karkalecat është me të vërtetë shumë e thjeshtë dhe rezultati final është fantastik

Tavë me kallamar mbushur

Kallamar mbushur është një pjatë e dytë që mund të përgatitet në çdo stinë. Ajo që e bënë të veçantë këtë pjatë janë vlerat e pazëvendësueshme ushqimore, thjeshtësia e përgatitjes dhe shija

Peshk në furrë me perime

Për recetën peshk në furrë me perime, kemi zgjedhur peshk merluc. Një peshk i shijshëm dhe me shumë vlera ushqimore. Sipas një studimi të kryer, peshku merluc ka veti të shëroje plagët kronike.

Supë me peshk

Supa me peshk është një pjatë shumë e shijshme, me bazë peshq të ndryshëm. Duhet pak kohë e durim në përgatitjen e kësaj pjate, por i gjithë mundimi ia vlen kur shijon këtë supë e cila e trasformon drekën në një sukses të vërtetë.

Si të gatuajmë sardele

Si të gatuajmë sardele në tenxhere me presion do të ishte titulli i plotë i recetës. Sardelet konsiderohen si një mik i mirë i shëndetit të njeriut. Këta peshq janë të mbushur me vlera ushqimore dhe shëndetësore të jashtëzakonshme, që i zgjatin jetën njeriut.