Kallamarë të skuqur

Kallamartë e skuqur janë shumë të mirë dhe shumë të thjeshtë për tu përgatitur. Janë me të vërtetë një pjatë e shijshme si për fëmijët dhe të rriturit.

Kallamarë të skuqur

Përbërësit

  • 1 kg kallamarë të freskët
  • pak miell
  • 1 filxhan vaj
  • pak kripë

Përgatitja

  • Pastroni mirë kallamarët, lajeni dhe kullojeni. Prini ata në copa horizontalisht në rrathë, ( këmbët mos i prisni, lëreni siç janë). Kaloni copat e kallamarëve në miell. Skuqeni në vaj të nxehtë, duke pasur kujdes që ti ktheni nga të dyja anët.
  • Kur të kenë marrë ngjyrë të artë hiqeni nga zjarri dhe vendosini në një pjatë me letër kuzhine poshtë që të thithë vajin e tepërt.
  • Hidhini kripë sipër dhe shërbeni kallamarët të nxehtë të shoqëruara me patate të skuqura ose një sallatë mikse.

Notes

Ju bëftë mirë!

0 Shares
5 comments
    1. keto qe kemi bere ne jane sepie te medhaja e te prera rrathe rrathe e me pas te skuqura. Perveç kallamarit, edhe sepia mund te skuqet.
      Gjithe te mirat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë me kallamar mbushur

Kallamar mbushur është një pjatë e dytë që mund të përgatitet në çdo stinë. Ajo që e bënë të veçantë këtë pjatë janë vlerat e pazëvendësueshme ushqimore, thjeshtësia e përgatitjes dhe shija

Supë me peshk

Supa me peshk është një pjatë shumë e shijshme, me bazë peshq të ndryshëm. Duhet pak kohë e durim në përgatitjen e kësaj pjate, por i gjithë mundimi ia vlen kur shijon këtë supë e cila e trasformon drekën në një sukses të vërtetë.

Peshk në skarë

Si të gatuajmë peshk në skarë në mënyrë të përsosur? Shoqëruar me disa perime mund të kthehet mënyra juaj e preferuar e gatimit të peshkut. Ky lloj gatim është ideal edhe për peshk tone, peshk shpat apo salmon.

Midhje të skuqura

Midhje janë vërtet të shijshme dhe interesante në formë. Mishi i tyre ndodhet brenda një guaske me dy kapakë. Këto produkte kanë vlera të mëdha ushqimore dhe sidomos në zhvillimin normal të trurit.