Sallatë jeshile me ullinj dhe djathë

Një sallatë jeshile me ullinj dhe djathë e përgatitur në fare pak minuta, jo vetëm për të shijuar diçka të lehtë por kjo sallatë është ideale edhe për të shoqëruar pjata të ndryshme.

Sallatë jeshile me ullinj dhe djathë

Prep Time10 minutes
Total Time10 minutes
Course: Salad
Cuisine: Mediterranean
Keyword: healthy
Sasia: 2 persona
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 1 tufë sallat jeshile
  • 1 tufë sallat e kuqe
  • 2 qepë të njoma
  • 100 gr ullinj
  • 50 gr djathë i bardhë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 kokërr limon
  • piper i zi
  • piper i kuq
  • kripë

Përgatitja

  • Sallatën dhe qepët i lajmë mirë me ujë të rrjedhshëm dhe i lemë 5 minuta në ujë me sodë,për tu pastruar nga ndonjë papastërti e mundshme. Më pas i shpëlajmë përsëri me ujë dhe i lemë të kullojnë. Mund ti vendosim në një rrobë ose në një kullojës.
  • Sallatën dhe qepët i presim dhe i hedhim në enën e sallatës. Sipër shtojmë ullinjtë dhe djathin e prerë kubik.
  • Në një enë hedhim lëngun e limonit, vajin, piper, pak kripë dhe i trazojmë. Salcën e përgatitur e hedhim sipër sallatës.
  • Një sallatë jeshile me ullinj dhe djathë është gati. Një pjatë e lehte që mund të shoqërojmë shumë gatime.

Recetat për sallatë cesar, sallatë panxhari ose sallatë quinoa.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë me rrepa të kuq e mollë

Panxhari sheqerit ka shumë kalori pasi është shumë i pasur me karbohidrate. është shumë i mirë për shëndetin tonë sepse ka një efekt terapeutik. Në vendin tonë, për fat të keq, kjo lloj perime nuk gjen një përdorim të gjerë. Këshillohet përdorimi i panxharsheqerit pasi shkenca ka vërtetuar se në ato vende ku konsumimi i tij është më i lartë, është më i ulët zhvillimi i sëmundjeve të këqija në zorrë. Kjo recetë që ne propozojmë është një sallatë e freskët, e shpejtë që mund të shoqërojë pjata të dyta.

Sallatë greke

Ka shumë versione për të përgatitur sallatë greke. Ajo mund të përgatitet me mish pule, me qiqra apo edhe me kos të bardhë. Ju këshillojmë ta provoni edhe me karkaleca deti.

Lakra turshi – Receta Gatimi

Lakra turshi është pjesë e kuzhinës shqiptare për stinën e dimrit. Lakra turshi është një ushqim që fal përmbajtjes së saj ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekujlibrit biolgjik të organizmit.