Fileto pule me portokall dhe domate

Fileto pule mund të gatuhet në mënyra të ndryshme por edhe në sallata të freskëta është shumë i shijshëm. Një recetë e shpejtë dhe e shëndetshme sallatë më fileto pule dhe portokall.

Fileto pule me portokall dhe domate

Prep Time20 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time35 minutes
Course: Salad
Cuisine: Global
Keyword: healthy, salce
Sasia: 2 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 200 gr fileto pule
  • 1 kokërr portokall
  • 30 gr gjalpë
  • 50 ml verë e bardhë
  • 1 lugë uthull balsamike
  • 200 gr domate të vogla
  • kripë
  • piper
  • borzilok

Përgatitja

  • Në fillim pastrojmë fileton e pulës, e lajmë dhe e thajmë me pecetë.
  • E presim në rripa dhe e kaurdisim në një tiganë me gjalpë ose pak vaj ulliri.
  • Më pas hedhim verën dhe lëngun e gjysmë portokall. E rregullojmë me kripë e piper.
  • I vëmë kapakun dhe e lemë në zjarr të ngadalshëm për 6-7 minuta.
  • Qërojmë pjesën tjetër të portokallit dhe presim domatet në mes.
  • I vendosim në pjatë dhe sipër radhisim mishin e pulës.
  • Shtojmë sipër pak uthull balsamike dhe vaj ulliri. Piper dhe kripë sipas dëshirës. Vendosim gjithashtu disa gjethe të freskëta borziloku. Lexo si të rrisim borzilok në shtëpi.

Fileto pule me portokall dhe domate e servirim të freskët. Lexo recetën për sallatë Cesar

Ju bëftë mirë!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Antipastë me bukë të thekur me salca

Kjo antipastë është me të vërtetë shumë e shijshme. Kemi feta buke të thekura me salcë sipër. Salca ngjyrë kafe është një salcë tipike e Toskanës (Itali) që përgatitet me mëlçi pule. Eshtë me të vërtetë një salcë e zgjedhur. Salca me ngjyrë të kuqe është me bazë specka të kuq. KJo është një antipastë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Salcat mund ti përgatisim një ditë më parë dhe i përdorim kur të na nevojiten. Jam e sigurt që të gjithë do të mbeten të kënaqur nga kjo antipastë e thjeshtë dhe e shijshme.