Keshilla Gatimi
Leave a comment

Këshilla për një Cheesecake perfekt

Ekziston një metodë për të bërë një cheesecake perfekt – një metodë që përfshin saktësi, kujdes dhe imagjinatë. Përdorimi i këtyre tre faktorëve në të njëjtën kohë siguron se do keni një ëmbëlsirë që ju bën të ndjeheni sikur të keni një pjesë Parajsë. Këtu janë disa këshilla për ju që gatuani në shtëpi për të përsosur artin e bërjes së cheesecakes.

1. Siguro djathin kremoz më të mirë

Një nga përbërësit kryesorë është djathi kremoz (si pëshembull ai philadephia) që bën ndryshimin në pamjen dhe shije. Djathi kremoz më i mirë do tju japi një cheesecake të shkëlqyer. Pavarësisht nëse është një markë lokale ose një e njohur sigurohuni që të blini atë me yndyrë të plotë. Përdorni vetëm përbërësit më të mirë për një rezultat që duket si një ëndërr!

2. Këshillë për vezët

Djathi kremoz është një përbërës thelbësor i një chessecake por ajo ka nevojë për përbërës të tjerë cilësor, disa receta përdorin pana për të shtuar lagështi dhe për të pasur një strukturë të butë në tortë. Më tej, do t’ju duhet të shtoni edhe disa vezë me numër sipas recetës gjithsesi një sugjerim është që ti shtoni një të verdhë shtesë në përzierje për të arritur një masë më të butë.

3. Shtoni niseshte

Askush nuk dëshiron që cheesecake të copëtohet kur piqet kështu që shtoni pak nga miell misri ose niseshte pasi e mpiks tortën. Vezët do bëjnë një strukturë të butë dhe kremoze në tortë, motivi për shtimin e niseshtesë në chessecake është ta bëjmë tortën më të fortë dhe të qëndrueshme. Një kombinim i të dy këtyre përbërësve do t’i japë tortës suaj ekuilibrin që i nevojitet për të arritur strukturën e përsosur.

4. Mos lejo të plasaritet

Për të parandaluar copëtimin e cheesecake, së pari duhet të kuptoni pse plasaritet. Ekzistojnë dy arsye për këtë: mbi pjekja dhe ftohja e menjëhershme. Të dy mund të shmangen me pak kujdes. Për të parandaluar mbi pjekjen, piqni cheesecake derisa cepat e jashtëm të jenë kafe e lehtë. Nëse shihni disa pika të arta në sipërfaqe, mos u frikësoni por nëse shihni çarje të vogla që po zhvillohen, filloni të ftohni menjëherë tortën. Fikni furrën, lëreni cheesecake të qëndrojë brenda me derën e hapur për rreth një orë.

5. Lëreni të ftohet mjaftueshëm

Cheesecake është ideal kur përgatitet të paktën 4 orë (në mënyrë ideale gjatë natës) para se ta shërbeni. Procesi nuk përfundon me pjekjen e kujdesshme dhe ftohjen e ngadaltë, duhet gjithashtu kohë e mjaftueshme që të ftohet plotësisht në frigorifer para se të pritet. Shmangni prerjen e cheesecake përpara ftohjes pasi del shumë e hollë. Nga ana tjetër, një cheesecake i ftohur tamam do ketë një strukturë të plotë, kremoze dhe të butë që të gjithë e njohim dhe e duam.

Receta gatimi për Cheesecake

Cheesecake me kos e manaferra – Pa pjekje

Receta për cheesecake me kos pa pjekje dhe me manaferra është mjaft e veçante dhe me një shije delikate. Kjo ëmbëlsirë nuk ka nevoje për pjekje, pasi nuk përmban miell edhe as vezë. Mjafton të ruhet në frigorifer pas përgatitjes. Le të shikojmë si gatuhet ëmbëlsira cheesecake.
Lexo recetën e plotë

Cheesecake Luleshtrydhe

Cheesecake luleshtrydhe është një ëmbëlsirë e freskët me baze frute, kos dhe ajkë. Kjo ëmbëlsirë nuk ka nevojë që të piqet. Për përgatitjen e kësaj ëmbëlsirës nevojiten 3 procese, por rezultati është fantastik.
Lexo recetën e plotë

Ëmbëlsirë Cheesecake me kos

Cheesecake me kos është një ëmbëlsirë që ka gjithmonë sukses kur ia shërbeni miqve tuaj. Kjo ëmbëlsirë e shijshme e gatuar me kos dhe pana mund të shërbehet në fund të vaktit duke i hedhur sipër pak reçel ose çokollatë të shkrirë. Këtë ëmbëlsirë të shijshme mund ta gatuani edhe një ditë më parë duke e ruajtur në frigorifer.
Lexo recetën e plotë

Cheesecake me çokollatë e fistik

Cheesecake me çokollatë e fistik është një nga ato ëmbëlsirat që kur i shijon nuk i harron lehtë shijen. Kjo recetë është e ngjashme me atë të Cheesecake Klasik, por këtu shtohen fistik të grirë dhe çokollatë e shkrirë.
Lexo recetën e plotë

Cili është kombinimi juaj i preferuar? Shkruani përgjigjen tuaj në komente.

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Komento nga Facebook!

Enter your comment - Comments