Mini Croissant me çokollatë

Këto mini croissant janë zgjidhja më ë shpejtë kur duam diçka të ëmbël. Të përgatitur më brumin sfoglia, recetë e ngjashme me brioche me nutella. Për këtë recetë mund të përdoret edhe brumi sfogliat i gatshëm nëse nuk e keni përgatitur më parë, recetën e gjeni tek kategoria recetat bazë.

Mini Croissant me çokollatë

Prep Time15 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time25 minutes
Course: Breakfast
Cuisine: French
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 170kcal

Përbërësit

  • 1 petë sfogliat
  • 200 gr çokollatë
  • 4-5 lugë gjellë ajkë qumështi panna
  • 3-4 lugë gjellë sheqer

Përgatitja

  • Në fillim nxjerrim nga frigoriferi petën sfogliat. Ndërkohë përgatisim çokollatën për mbushje.
  • Në një enë hedhim çokollatën së bashku me ajkën e qumështit. I vendosim në zjarr për pak kohë ose në furrë me mikrovalë, më pas e trazojmë. Pasi shkrihet, çokollata për mbushje është gati.
  • Hapim petën sfogliat në tavolinën e punës dhe e presim në forma trekëndëshe. Në çdo pjesë vendosim nga pak çokollatë dhe i mbyllim role duke filluar nga pjesa e jashtme.
  • Mini croissant e përgatitur i vendosin në tavë ku kemi shtruar letër kuzhine.
  • Sipër hedhim pak sheqer dhe vendosin tavën për pjekje në temperaturën 180°C për rreth 15 minuta.
  • Mini croissant janë gati. Sipër hedhim pak çokollatë të shkrirë dhe i shërbejmë. Mund ti shoqërojmë ne lëng molle ose pije të tjera frutash.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Embëlsirë me çokollatë dhe amareta

Kjo është një ëmbëlsirë që hahet me lugë. Përgatitet me amareta, kakao, vezë, qumësht dhe e mbuluar sipër me karamel. Mund ta zbukurojmë me amareta sipër. Është me të vërtetë një ëmbëlsirë e shijshme që ia vlen mundimi i përgatitjes.

Totë e ëmbël me bukë

Ju ka ngelur shumë bukë dhe nuk dini se ç'të bëni me të? Ne po ju japim recetë të ëmbël me bukën e mbetur. Kjo është një tortë që mund të bëhet me gjithçka na ndodhet në shtëpi. është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e mirë. Kjo tortë përgatitet me bukën e regjur në qumësht, e përzier me vezë e fruta të ndryshme. Një mënyrë e thjeshtë për të mos hedhur bukën e mbetur.

Torta e të Dashuruarëve

Edhe pse Shën Valentini ka rreth një muaj që ka kaluar, dashuria është dhe mbetet përgjithmonë. Dëshiroj të nis këtë aventure me një ëmbëlsirë vërtet speciale të cilën e kam quajtur Torta e të dashuruarëve. Eshtë një tortë vërtet e shijshme dhe jo shumë e vështire për tu përgatitur, është thjesht një pandispanjë e mbushur me krem gjalpi me çokollate. Mund ta përgatitni për çdo rast të vecantë.