Bombica me banane – Ëmbëlsira për fëmijë

Ëmbëlsira të vogla të cilat mund ti shijojmë çdo moment. Bombica me banane pëlqehen shume gjithashtu edhe nga fëmijët. Përgatita e ëmbëlsirave është e shpejtë dhe e thjeshtë.

Bombica me banane – Ëmbëlsira për fëmijë

Prep Time30 minutes
Total Time30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 220kcal

Përbërësit

  • 2 banane të pjekura mirë
  • 200 gr biskota
  • 100 gr gjalpë
  • 50 gr sheqer pluhur
  • 200 gr miell arrë kokosi
  • 50 ml lëng portokalli
  • lëkurë limoni

Përgatitja

  • Për përgatitjen e ëmbëlsirave bombica me banane na duhet një grirës eletrik. Fillojmë duke grirë biskotat dhe i vendosim në një enë.
  • Ne një enë tjetër hedhim gjalpin e shkrirw, sheqerin pluhur, lëngun e portokallit, lëkurën e limonit dhe i përziejmë me mikser elektrik. Më pas hedhim edhe bananet e prera.
  • Pasi të jetë përzier mirë masa shtojmë biskotat e grira dhe rreth 100 gram nga mielli arrë kokosit. Të gjithë masën e përziejmë mirë me ndihmën e një luge.
  • Masa duhet të jetë e qëndrueshme dhe mund të punohet me dorë. Më pas i marrim dhe formojmë toptha të vegjël. Topthat i lyejmë me arrë kokosi nga të gjitha anët. I radhitim në një pjatancë dhe i lemë në frigorifer për 1 orë.
  • Bombica me banane sipas dëshirës kur ti shërbejmë mund ti grijmë pak çokollatë sipër.

Receta për Bombica

Ju bëftë mirë!

8 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pufka (Meringa)

Meringat ose pufkat siç i njohim ne janë ëmbëlsira si shkumë të përgatitura me të bardhën e vezës. Për herë të parë këto ëmbëlsira i përgatiti një pastiçier zvicerian nga provinca e Meiringen, nga i cili vjen edhe emri i tyre (meringa).

Bakllava me fistikë dhe sherbet shije limoni

Bakllava me fistike (pistachio) e shkrifet dhe sherbet në shije limoni. Një kombinim i mrekullueshëm për këtë recetë për bakllava të shpejtë. Përdorimi i petëve te holla filo e lehtëson disi punën dhe alternimi me frutat e thata e bën shumë të dëshirueshme këtë ëmbëlsirë.

Krepa mbushur me Luleshtrydhe

Kemi parë recetën krepa mbushur me çokollatë dhe krepa integral. Në këtë periudhe të vitit ju këshillojmë të provoni krepa mbushur me luleshtrydhe. Një shije delikate dhe nuk ju merr shumë kohë në përgatitje.

Ananas në zgarë

Ananasi në zgarë është një mënyrë ndryshe për të servirur këtë frut ekzotik. është shumë i thjeshtë për tu përgatitur, por në këtë mënyrë do të shijoni me të vërtetë një pjatë të veçantë.