Konkursi Gatimit
Shkruaj një koment

Byrek me spinaq dhe Djathë

Përgatitja: 30 min - Pjekja: 40 min - Sasia: 6

Receta per byrek e dërguar nga Edlira Sh. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Byrek me spinaq vezë djathë dhe qumësht.

Përbërësit për Byrek me spinaq dhe Djathë


  • 500 gr spinaq i grirë

  • 3-4 kokrra vezë

  • 1 gotë qumësht

  • disa copa djathë

  • pak gjalpë

  • pak kripë
  • Për petët

  • 500 gr miell

  • 1 gotë ujë


Përgatitja


Marrim spinaqin dhe shtypeni me duar deri sa të vyshket. Rrahim vezët me qumështin dhe djathin dhe e përziejmë së bashku me spinaqin dhe pak gjalpë.
Përgatisim brumin për petët. Brumin nuk duhet ta bëjmë shumë të fortë, mesatarisht të butë. Dhe e ndajmë në topa të vegjël. Sipas dëshirës 6-7 topa. I hapim me okllai (pec) dhe përdorim miell ose niseshte për të mos u ngjitur.
Shtrojmë petët në tavë dhe më pas hedhim një shtresë nga përbërja që përgatitëm më parë. Vazhdojmë kështu për disa shtresa. E vëmë në furë të piqet në temperaturën 200°C për 30 minuta ose derisa pjesa sipër të marrë një ngjyrë karamele.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

Shkruani komentin tuaj - Komente