Cappuccino Cake

Si të gatuajmë Cappuccino Cake. Receta e dërguar nga Edlira M.

Cappuccino Cake

Përbërësit

  • 250 gr gjalpë
  • 250 gr sheqer
  • 300 gr miell
  • 4 kokrra vezë
  • 100 gr arra të grira
  • 200 ml kafe të fortë e ftohtë
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • Per kremin

  • 500 gr maskarpone
  • 2 luge çaji sheqer
  • pak kakao

Përgatitja

  • Rrahim gjalpin dhe sheqerin derisa të formohet një masë kremoze. Shtojmë vezët dhe miellin dhe vazhdojmë ta trazojmë derisa të bëhet masë e njëtrajtshme. Shtojmë arrat dhe gjysmën e kafesë.
  • I hedhim masat në 2 tepsi të vogla dhe i vendosim për të pjekur gati 25 min në temperaturën 180°C. Pas pjekjes i lemë dhe 5 min në tavë pastaj i heqim.
  • Të dyja pjesët i lagim me kafe të sheqerosur. Maskarponen e rrahim me sheqer dhe kafen e mbetur derisa të bëhet kremoze. Gjysmën e kremit e vendosim në mes dhe pjesën tjetër në pjesën e sipërme. E dekorojmë me kakao në momentin kur do ta shërbejmë.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like