Konkursi Gatimit
Leave a comment

Honey Balls

Embelsira Honey Balls.Receta e dërguar nga Megi A. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit.

Honey Balls

Përbërësit

  • Për 4-5 persona

  • 2 1/2 gota uji miell
  • 1 gotë uji kos
  • 1 vezë
  • 1/2 lugë kafeje kripë
  • 1/2 lugë kafeje sode buke
  • 1 lugë gjelle kanelle
  • Për shurupin

  • 1 portokall
  • 1/2 luge kafeje kanellë
  • 4 lugë gjellë mjaltë të shkrirë

Përgatitja

  • Në enë hedhim kosin, sodën, kripën dhe vezën. I përziejmë bashkë deri sa të bëhen një masë. Shtojmë ngadalë miellin duke e përzier për të mos krijuar kokrriza.
  • Shtojmë kanellën dhe i përziejmë të gjitha së bashku. E lëmë masën të vije për rreth 20 min. Në zjarr të bollshëm vendosim një tigan të thelle dhe e mbushim plotë e përplot me vaj. E lëmë vajin të nxehet shumë.
  • Pasi vaji është nxehur marrim një luge gjellë dhe e mbushim 1/2 e saj me masën që ndodhet në enë. E hedhim me kujdes në tiganin me vaje duke përdorur gishtin tregues të dorës duke bërë kujdes të mos digjemi.
  • E përsërisim këtë deri sa tigani të mbushet me topthat e vegjël. I lëmë të skuqen në vajë deri sa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë.

Shurupi

  • Marrim portokallin dhe lëkurën e saj e grijmë në rende. Shtojmë kanellën dhe mjaltin. I përziejmë deri sa të bëhen një masë. Vendosim topthat në pjatë dhe sipër tyre hedhim në mënyrë të njëtrajtshme shurupin.

Notes

honey-balls-foto-konkursi-gatimit-artigatimit-foto-cover-contest-free-gift-recipe-receta-gatimi

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Komento nga Facebook!

Enter your comment - Comments