Byrek me Kungulleshka

Byrek me Kungulleshka. Receta e dërguar nga Flutura R.

Byrek me Kungulleshka

Prep Time30 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time1 hour
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 10 copë petë
  • 1 kg kungulleshka
  • 4 kokrra vezë
  • 1 kg qumësht
  • 1 tufë kopër
  • 50 gr gjalpë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • pak kripë

Përgatitja

  • Përgatisim kungulleshkat duke i grirë në rende dhe i lëmë në kullorse për të kulluar ujin. Në një tigan hedhim dy lugë vaj ulliri dhe një lugë gjalpë dhe e skuqim pak kungulleshkat.
  • Pastaj hedhim qumështin por duke lënë një gotë që të njomën petët kur renditen. Rrahim 3 kokrra vezë dhe i shtojmë pasi të jetë ftohur pak kungulli në tigan, hedhim dhe koperin e grirë hollë dhe vazhdojmë shtrimin e byrekut.
  • Një kokërr veze e rrahim dhe e hedhim në një gotë me qumësht ku kemi hedhur edhe 1 luge vaj. Shtojmë petën e parë pasi e kemi lyer tepsinë me gjalpë dhe e spërkasim me përgatitjen që kemi në gotë.
  • Në mes hedhim gjellën e përgatitur dhe vazhdojmë renditjen. Pasi mbarojmë shtrimin hedhim qumështin e mbetur nga gota dhe gjysmën e gjalpit të shtrirë më parë.
  • E fusim në furrë e ngrohur më parë për pjekje. Temperatura 200°C dhe pas 20 minutash e ulim temperaturën në 150°C dhe e lëmë dhe për 20 minuta të tjera.
  • Më pas e fikim dhe e lëmë edhe 10 minuta të kullojë dhe e nxjerrim nga furri dhe e mbulojmë me një tepsi tjetër për 10 min. Sa të ftohet pak e presim në feta dhe e shërbejmë. Sipas dëshirës mund dhe të shtoni pak sheqer.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

16 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Omlet me spinaq

Receta e dërguar nga Rina K. dhe e vlefshme për Konkursin e Gatimit. Kjo është një pjatë mëngjesi, e zgjodha për arsye se është shumë e lehtë për tu përgatitur e po ashtu edhe shumë e shëndetshme.