Receta për të përgatitur Kinder Delice

Si të përgatitim Kinder Delice, këtë ëmbëlsirë që ë preferojnë si të vegjlit po ashtu edhe të rriturit.

Përgatitja e kësaj ëmbëlsirës Kinder Delice është e thjeshtë, në pjesën e parë do të përgatisim pandispanjën me kakako dhe më pas mbushjen e ëmbëlsirës.

Kinder Delice

Prep Time35 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

Për pandispanjën

  • 3 kokrra vezë
  • 125 gr sheqer
  • 200 ml pana për ëmbëlsira
  • 125 gr miell
  • 40 gr kakao
  • 5 gr fryrës për ëmbëlsira

Për mbushjen

  • 500 gr maskarpone djathë krëm
  • 70 gr mjalt
  • 200 ml pana me 30% yndyrë
  • 100 gr sheqer pudër

Përgatitja

Hapi i parë – Përgatitim pandispanjën

  • Në një enë hedhim vezët sheqerin dhe i punojmë me rrahësin elektrik sa të tretet sheqeri. Më pas shtojmë panën duke vazhduar ta rrahim për 2-3 minuta.
  • Miellin,kakaon dhe fryrësin për ëmbëlsira i bashkojmë në një enë sa të bashkohen masat. Përbërësit e thatë i hedhim te ena e vezëve duke i përzier me telin e vezëve.
  • Pasi e shikojmë që masat janë përzier mirë e hedhim në një tavë 40cm x 35cm ku kemi shtruar një letër kuzhine. Masën e hapim në formë të njëtrajtshme në të gjithë sipërfaqen e tavës.
  • Pandispanjën për Kinder Delice e pjekim në furrë të nxehur në 180°C për 10-15 minuta.

Hapi i dytë – Përgatitim mbushjen

  • Në një enë qelqi hedhim maskarpone, mjaltin e punojmë mirë me rrahësin elektrik për 3-4 minuta.
  • Panën me sheqerin pudër e rrahim në një enë tjetër sa të bëhet një shkumë e qëndrushme. Shtojmë në të maskarponen pjesë-pjesë e përziejmë dhe për 2-3 minuta dhe mbushja është gati. Maskarpone është një lloj djathi, lexo më shumë për përbërësin maskarpone.
  • Pandispanja pasi është pjekur dhe ftohur e ndajmë në mes duke formuar kështu 2 shtresa.
  • Hedhim mbushjen në njërën nga shtresat, në pjesën e brendshme, e hapim në të gjithë sipërfaqen dhe vendosim shtresën tjetër sipër.
  • Embëlsirën Kinder Delice e lemë për gati 2 orë në frigorifer. Më pas e presim në pjesë dhe e servirim.

Lexoni si të përgatisni ëmbëlsira bombica me banane.

Mos harroni të abonoheni në njoftimet e faqes për të lexuar të parët recetat e gatimit të reja.

Ju bëftë mirë!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Torta me çokollatë e gjalpë kikiriku

Kjo tortë është me të vërtetë një nga ëmbëlsirat më të mira e më të forta. Duket e vështirë, por është një recetë e thjeshtë që nuk ka nevojë as të piqet në furrë. është një lloj cheescake e në bazë të kësaj torte është gjalpi i kikirikut që përdoret shumë në Amerikë.

Biskota për fëmijë

Kjo recetë për biskota është shumë e mirë dhe mund ta përgatisni për tu konsumuar nga fëmijët në mëngjes ose pasdite. Ata i pëlqejnë ëmbëlsirat me gjalpë dhe këto biskota mund të kthehen ne të preferuat e tyre