Tortë me kungull e çokollatë

Torte me kungull e çokollatë është një ëmbëlsirë e shëndetshme dhe e shijshme pasi kombinon shijen e mrekullueshme të çokollatës me butësinë e kungullit.

Tortë me kungull e çokollatë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 300-400 gr kungull
  • 200 gr miell
  • 4 kokrra vezë
  • 100 gr gjalpë
  • 200 gr sheqer
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • 150 gr çokollatë të zezë
  • pak kanellë

Përgatitja

  • Fillojmë duke pastruar kungullin, e presim në copa të vogla dhe e vendosim ta pjekim në tenxhere me avull derisa të jetë zbutur. Më pas e grijmë me grirësin elektrik derisa të kemi një pure kungulli.
  • Në një enë qelqi rrahim vezët me sheqerin derisa të arrijmë një masë të fryrë. Më pas shtojmë miellin, gjalpin e shkrirë. I trazojmë mirë e më pas shtojmë dhe purenë e kungullit. I përziejmë mirë dhe në fund shtojmë pak kanellë, çokollatën e grirë në copa të vogla dhe majanë.
  • I trazojmë mirë gjithë përbërësit derisa të bëhet një masë homogjene. Hedhim masën e përgatitur në tavë dhe e pjekim në furrë të nxehtë 180°C përreth 40-50 minuta.
  • Pasi torta është pjekur e heqim nga tava dhe e zbukurojmë sipas dëshirës. Në këtë rast ne e kemi zbukuruar me një rrjet merimange për Halloween, por mund ti hedhim thjesht sheqer pluhur sipër.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

0 Shares
4 comments
    1. Kanella eshte nje lloj ereze qe merret nga nje peme e vogel tropikale. gjen nje perdorim te dendur ne receta te ndryshme, si te kripura dhe te embla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Torta me çokollatë e gjalpë kikiriku

Kjo tortë është me të vërtetë një nga ëmbëlsirat më të mira e më të forta. Duket e vështirë, por është një recetë e thjeshtë që nuk ka nevojë as të piqet në furrë. është një lloj cheescake e në bazë të kësaj torte është gjalpi i kikirikut që përdoret shumë në Amerikë.

Receta Macarons me çokollatë

Macaron është një ëmbëlsirë me origjinë franceze. Kjo ëmbëlsirë është e përgatitur me pak përbërës, me bazë meringe, miell bajamesh, të bardha veze dhe sheqer pluhur. Mbushja e këtyre ëmbëlsirave mund të bëhet sipas dëshirës, me çokollatë, marmelatë, kremra të ndryshëm. Në recetën e mëposhtme ne kemi përgatitur versionin me çokollatë.

Profiterol me çokollatë

Profiteroli me çokollatë është një nga ato ëmbëlsirat që kur fillon ti provosh nuk do të mbarosh. Kjo ëmbëlsirë ka një bazë me pasta shu me të cilën krijojmë bigné të vogla dhe me mbushje çokollate.