Lakra të gatuara me ullinj janë me të vërtetë shumë të shijshme. Këtë pjatë mund ta përgatisim dhe me sallatë marule apo lakra të ndryshme qe kemi.
Gjellë me lakra dhe ullinj
Përbërësit
- sallatë marule ose lakra të tjera
- 1 qepë e njomë
- pak vaj ulliri
- pak kripë
- 60 gr ullinj pa bërthamë
- 50 gr kaperi
- 20 gr rrush i thatë
- 1 domate
- pak vaj ulliri
- pak kripë
- pak piper
Përgatitja
- Si fillim lajmë mirë sallatën dhe presim në copa. Vendosim rrushin e thatë të regjet në një enë me ujë të ftohtë.
- Në një tigan hedhim pak vaj ulliri dhe kavërdisim qepën e grirë.
- Më pas shtojmë domaten e prerë në copa dhe kaperit. E lemë me zjarr të ulët për disa minuta e më pas shtojmë sallatën ose lakrat, ullinjtë, rrushin e thatë të kulluar nga uji. Hedhim pak kripë (kujdes me kripën pasi kaperit janë të kripur), pak piper.
- Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë të ziejë për disa minuta derisa sallata të zbutet.
- Më pas e hedhim në pjata dhe e shërbejmë të ngrohtë ose të ftohtë.
- Kjo pjatë mund të shoqërojë një pjatë me mish ose peshk në skarë.