Ullinj

Kjo është periudha ideale për të bërë ullinjtë. Nëse ju pëlqejnë ullinjtë e nuk dini si ti përgatisni, ne kemi sjellë një recetë të shpejtë. Zakonisht në Shqipëri përdoret hiri i zjarrit për të hequr hidhërimën e ullirit, por në pamundësi të saj ne kemi përdorur kripën.

Ullinj

Sasia: 0

Përbërësit

  • 5 kg ullinj
  • 2 kg kripë kokërrmadhe
  • 2 l vaj ulliri
  • 1 l vaj luledielli

Përgatitja

  • Marrim ullinjtë dhe fillojmë ti shtypim një e nga një. Pasi i kemi shtypur të gjithë fillojmë ti vendosim në vazo qelqi. Hedhim një shtresë ullinj, i mbulojmë me kripë e vazhdojmë në këtë mënyrë derisa ti kemi mbaruar të gjithë ullinjtë. Shtresa e fundit duhet të jetë me kripë. E mbulojmë vazon me kapak. Duhet të kemi kujdes që ti trazojmë ullinjtë dy herë në ditë. Vendosim një dorashkë dhe i trazojmë me dorë ullinjtë.
  • Pasi ka kaluar rreth një javë marrim ullinjtë dhe i hedhim në një kullonjëse, i shpëlajmë me ujë e më pas i vendosim përsëri në vazo duke i hedhur kripë. I lemë përreth 4- 5 ditë me kripë përsëri.
  • Më pas i shpëlajmë me ujë që të iki kripa dhe i lemë në ujë për një natë.
  • Më pas i kullojmë ullinjtë nga uji dhe i hedhim në vazo. Shtojmë vajin dhe i mbulojmë komplet me vaj. Mbyllim vazon me kapak.
  • Ullinjtë në këtë mënyrë i lemë në dollap, larg rrezeve të drejtëpërdrejta të diellit dhe larg nxehtësisë së lartë.
  • Ullinjtë janë gati për tu shërbyer. I hedhim në pjatë, i shtojmë rigon e copa limoni sipas dëshirës. Janë shumë të shijshëm gjatë periudhës së dimrit, të shoqëruar me një copë buke të thekur e pak djathë të bardhë.

Notes

Përgatitja e Ullinjëve

Ju bëftë mirë!

0 Shares
2 comments
    1. Iliri vaji i lulediellit bashkohet me vajin e ullirit e sherbejne per te ruajtur ullinjte qe te rrojne me shume. po te duash mund te perdoresh vetem vaj ulliri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Salcë pesto gjenoveze

Salca e quajtur pesto gjenoveze e ka origjinën pikërisht në Genova të Italisë. Kjo është një salcë mjaft e njohur jo vetëm në Itali, por edhe në mbarë botën. Në bazë të kësaj recete janë borziloku i freskët e fistikët.

Panine me ullinj

Paninet me ullinj janë një alternative e shijshme e bukës normale. Mund ti shërbejmë për të shoqëruar antipasta me sallamra, proshutë e djathëra të ndryshëm.

Si të përgatisim gjalpë në shtëpi

Dhe pse ndonjëherë kemi menduar se të përgatisim gjalpë në shtëpi mund të jetë e vështirë sot po shikojmë pikërisht këtë proces. Për të realizuar me sukses këtë procedure duhet përdorur qumësht fshati me yndyrë sa më të lartë.

Heqja e kockës te pula

Mishi i pulës pëlqehet pothuajse nga të gjithë. Mund ta përgatisim në mënyra nga më të ndryshmet. Një nga këto mënyra është edhe role e pulës, por për të bërë këtë na duhet të ndajmë në fillim kockën nga mishi.