Petë filo për bakllava dhe byrek të shpejtë

Petë filo janë petë të holla që mund të përdoren për ëmbëlsira të ndryshme apo dhe për byrëk. Këto petë mund të duken të vështira, por mënyra dhe teknika që po ju tregojmë e bën procesin fare të thjeshtë. Për përgatitjen e petë filo, kemi dhe një video që mund ta ndiqni në kanalin tonë në YouTube.

Petë filo

Prep Time30 mins
Resting30 mins
Total Time1 hr
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek, embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal

Video

Përbërësit

Për brumin

  • 280 gr miell i fortë
  • 175 ml qumësht i vakët
  • 80 gr gjalp i shkrirë
  • 5 ml lëng limoni
  • 1/2 luge vogël fryrës për ëmbëlsira
  • pak kripë

Për të holluar petët

  • 130 gr niseshte
  • 40 gr miell

Përgatitja

  • Petë filo mund ti përgatisim në robot kuzhine ose të punojmë brumin me duar. Bashkojmë fryrësin për ëmbëlsira me miellin dhe i trazojmë. Në enën shtojmë qumështin, gjalpin,lëngun e limonit, kripën dhe i përziejmë me robot kuzhine për 5 minuta. Siç e thamë nëse nuk kemi makineri e punojmë me dorë në tavolinën e punës për gati 10 minuta.
  • Brumin e lemë të pushojë për 30 minuta të mbuluar me një pecetë kuzhine. Pasi brumi ka pushuar e vendosim brumin në tavolinën e punës dhe e ndajmë në 4 pjesë të barabarta dhe çdo pjesë e bëjmë role.
  • Rolen e ndajmë në 5 pjesë duke i bërë toptha me dorë. Përziejmë niseshtenë dhe miellin që kemi për hapjen e petëve. Topthat i spërkatim me niseshtenë e përzier i hapim një nga një me diametër 15-20 cm me anë të okllahisë.
  • Petët a vogla i spërkatim me niseshte dhe i vendosim mbi njëra tjetrën. Tashmë i hollojmë petët të bashkuara sa të shikojmë që ato janë bërë petë të holla.
  • Për këtë mund të vendosim një gazete nga poshtë një pete filo dhe të lexojmë shkronjat. Këto lloj pete filo mund ti përdorim edhe për byrek.

Receta per brumin e shkrifet flora – sfoglia, brumi i byrekut.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit

60 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Si të përgatisim gjalpë në shtëpi

Dhe pse ndonjëherë kemi menduar se të përgatisim gjalpë në shtëpi mund të jetë e vështirë sot po shikojmë pikërisht këtë proces. Për të realizuar me sukses këtë procedure duhet përdorur qumësht fshati me yndyrë sa më të lartë.

Petë e veçantë me gjalpë (Pasta Sfoglia)

Pasta sfoglia është një petë e veçantë e bërë kryesisht me gjalpë. Kjo është një recetë e rëndësishme dhe e detyrueshme për tu ditur sepse kjo lloj pete gjen një përdorim të gjerë në kuzhinë. Eshtë ideale si për torta të kripura, ashtu dhe për ato të ëmbla. Përgatitja e këtij brumi është pak i komplikuar por të gjithë mund ta provojmë ta bëjmë.