Speca të pjekur

Specat janë shumë të shijshëm dhe mund ti përdorim në shumë receta. Por lëkura e tyre nuk tretet mirë. Në këtë recetë japim një sekret per speca te pjekur, sesi mund ti heqim lëkurën e specave pa u lodhur shumë.

Speca të pjekur

Sasia: 0

Përbërësit

  • 3-4 speca
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Marrim specat dhe pasi i kemi larë e tharë mirë, i vendosim mbi një tigan ose zgarë të nxehtë. I pjekim nga të gjitha anët. Heqim specat nga tigani dhe i vendosim të nxehtë në një qese plastike.
  • Mbyllim grykën e qeses dhe i lëmë kështu përreth 10 minuta. Pasi ka kaluar kjo kohë do të shohim që lëkura e specave do të hiqet menjëherë për shkak të kondensimit.
  • Pastrojmë mirë specat dhe më pas ato janë gati për tu përdorur në receta të ndryshme ose i shijojmë kështu siç janë me pak vaj ulliri, kripë e majdanoz sipër.

Notes

speca-te-pjekur-zgar-receta-gatimi-_01
speca-te-pjekur-zgar-receta-gatimi-_03

speca-te-pjekur-zgar-receta-gatimi-_05

speca-te-pjekur-zgar-receta-gatimi-_10

speca-te-pjekur-zgar-receta-gatimi-_11

speca-te-pjekur-zgar-receta-gatimi-_15

speca-te-pjekur-zgar-receta-gatimi-_16

speca-te-pjekur-zgar-receta-gatimi-_17

speca-te-pjekur-zgar-receta-gatimi-_22

speca-te-pjekur-zgar-receta-gatimi-_23

speca-te-pjekur-zgar-receta-gatimi-_24

Ju befte mire!

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë me rrepa të kuq e mollë

Panxhari sheqerit ka shumë kalori pasi është shumë i pasur me karbohidrate. është shumë i mirë për shëndetin tonë sepse ka një efekt terapeutik. Në vendin tonë, për fat të keq, kjo lloj perime nuk gjen një përdorim të gjerë. Këshillohet përdorimi i panxharsheqerit pasi shkenca ka vërtetuar se në ato vende ku konsumimi i tij është më i lartë, është më i ulët zhvillimi i sëmundjeve të këqija në zorrë. Kjo recetë që ne propozojmë është një sallatë e freskët, e shpejtë që mund të shoqërojë pjata të dyta.

Receta për Majonezë

Majoneza është një nga salcat më të njohura e më të përhapura në botë. Përdorimi i saj në kuzhinë është i gjerë. Majoneza shkon mirë me peshkun, me mishin e ftohtë, me vezë të ziera, me perime të ndryshme apo si bazë për salca të tjera.