Rizoto me luleshtrydhe

Rizoto me luleshtrydhe është një pjatë e rafinuar. Kjo recetë është shumë e thjeshtë por që ka një shije shumë delikate. Këtë pjatë mund ta përgatisni dhe për një darkë romantike dhe do të ketë shumë efekt te personi që e shijon.

Rizoto me luleshtrydhe

Përbërësit

  • Për 4-5 persona

  • 300 gr oriz
  • 15-20 luleshtrydhe
  • 1 qepë e vogël
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • 200 ml verë e bardhë e athët ose spumante
  • pak kripë
  • pak piper të kuq
  • 30 gr gjalpë
  • 250 gr djathë parmixhan i grirë
  • pak majdanoz i grirë hollë

Përgatitja

  • Si fillim presim luleshtrydhet në copa ( lemë dy-tre luleshtrydhe të plota për zbukurim).
  • I vendosim të marinohen në verë.
  • Ndërkohë presim qepën hollë dhe e skuqim ngadalë në një tenxhere me pak vaj. Shtojmë orizin në të dhe e kavërdisim së bashku me qepën.
  • E shuajmë me pas me verën duke kulluar luleshtrydhet.
  • I hedhim pak kripë, piperin e kuq të grirë pak trashë.
  • I shtojmë ujë të ngrohtë ose brodo perimesh ngadalë derisa orizi të jetë zier. Kur orizi të jetë gjysëm i zier është momenti që të shtojmë luleshtrydhet. E trazojmë ngadalë.
  • Në fund heqim rizoton nga zjarri dhe i hedhim gjalpin e parmixhanin dhe e trazojmë me kujdes.
  • E përfundojmë rizoton me majdanoz të grirë hollë dhe disa luleshtrydhe të ndara gjysëm.
  • Shërbejmë rizoton me luleshtrydhe të ngrohtë të shoqëruar me një gotë verë të bardhë të mirë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

risoto-luleshtrydhe-receta-gatimi-shqip-tryeza

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kunguj të rrumbullakët të mbushur me oriz dhe gorgonzola

Kungujt kanë vitaminë A dhe C dhe kanë pak kalori, rreth 95% e tyre është ujë. Ekzistojnë disa lloje kungujsh. Për këtë recetë kemi zgjedhur kungujt e rrumbullakët pasi janë më të përshtatshëm për mbushje. Mund ti mbushim në mënyra të ndryshme. Ne po japim një variant me oriz dhe djathë gorgonzola. Ky lloj djathi është tipik i Italisë (zona e Lombardisë dhe Piemonte). Gorgonzola është një djath i butë, kremoz që prodhohet me qumësht lope. Ka një shije të veçantë dhe të fortë. Në këtë recetë ky djath bashkohet me orizin që i jep një shije të veçantë.

Oriz i kuq me karkaleca deti

Sot vendosëm të propozojmë një recetë të lehtë në kalori, oriz i kuq me karkaleca deti. Orizi i kuq ka një shije te veçante, disi të ëmbël dhe mban pak aromë lajthi, përmban shumë proteina, hekur dhe është i pasur me fibra.

Rizoto me salsiçe

Rizoto me salsiçe është një pjatë shumë e shijshme dhe përshtatet mirë si për drek edhe për darkë mes familjarë ose miqve. Ndërthurur me djathë dhe përgatitur me lëng perime shtohen edhe vlerat ushqimore.