Në ditët e sotme gjejmë edhe vezë të zbukuruara me ngjyra të ndryshme ose të pikturuara.
Vezë të kuqe për Pashkë
Përbërësit
- 20 vezë
- 1 e 1/2 ujë
- 2 lugë uthull
- 1 pako ngjyrues ushqimor i kuq
Përgatitja
- Vendosim të ziejnë vezët përreth 5 minuta. Duhet të kemi kujdes që vezët duhet të jenë në temperaturë ambienti që të mos çahen gjatë zierjes.
- Më pas derdhim me kujdes ujin dhe nxjerrim vezët e ziera.
- Ndërkohë në një tenxhere hedhim ujin dhe e vendosim të ngrohet pak, duhet të jetë i vakët rreth 30°C.
- Shtojmë në të uthullën dhe ngjyruesin e kuq. I trazojmë mirë. Vendosim me kujdes vezët në masën e përgatitur. I lemë përreth 10 minuta.
- Më pas i heqim dhe i vendosim në një pjatë që të kullojnë e thahen. Nëse dëshirojmë që vezët të shkëlqejnë, pasi janë tharë komplet, i fshijmë me një pecetë me vaj.
- Vezët e kuqe janë gati. I vendosim në një shportë dhe ua shpërndajmë njerëzve tanë të dashur.