Salcë kima

salse-kima-receta-gatimi-arti-gatimit

Kimaja (ose e quajtur tjetër ragu) është një salcë me bazë mishi të grirë, të cilën mund ta përdorim për ta përzier me makarona, oriz, perime të ndryshme, etj. Kjo lloj salce kërkon pak kohë në zierje, por përfundimi ia vlen mundimin e bërë.

Për përgatitjen e kësaj salce ka disa receta, mund të përgatitet vetëm me një lloj mishi, mund ti shtosh edhe salçiçe, por ne e kemi përgatitur me dy lloj mishi. Kimanë e përgatitur mund ta vendosim në ngrirje dhe e përdorim kur të na duhet.

Vazhdo Leximin

Qofte me salcë

receta-gatimi-qofte-mish-i-grire-3

Qoftet mund të përgatiten në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne i kemi sjellë me salcë domate që i bën akoma më të shijshme. Këto qofte mund të serviren si pjatë e dytë ose mund ti përdorim si salcë për makarona.

Vazhdo Leximin

Receta për Yshmer

receta-gatimit-qumeshtor-yshmer-tradicionale-falas-video-revista-1

Yshmeri është një pjatë tipike e zonës së Myzeqesë dhe zakonisht gatuhet për Pashkë.
është një pjatë e shijshme. Mund të gatuhet në dy versione si i ëmbël ashtu dhe i kripur.
Ne e kemi përgatitur në versionin e ëmbël, por nëse ju pëlqen më shumë ai i kripur mjafton mos ti shtoni sheqer, shtojini pak kripë sipas dëshirës.
Përgatitja e yshmerit kërkon pak kohë veç për përgatitjen e petëve, por nëse dëshironi mund ta bëni edhe me petë të blera.
Kështu është akoma më e lehtë receta.

Vazhdo Leximin

Vezë të kuqe për Pashkë

veze-te-kuqe-receta-per-festa-pashke-ortodokse-kulac-1

Vezët e ngjyrosura me ngjyrë të kuqe për Pashkë janë një traditë e hershme.
Veza që në kohët antike ka simbolizuar jetën dhe Krishtin e Ringjallur. Zakonisht në traditën ortodokse vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e dielë ose në ditët në vazhdim.
Në ditët e sotme gjejmë edhe vezë të zbukuruara me ngjyra të ndryshme ose të pikturuara.

Vazhdo Leximin

Simite për mëngjes (Bukë lepurushi)

buke-e-ber-vet-furre-brum-pizza-receta-gatimi-shqip-4

Keni parasysh filmin “Përballimi” dhe batutën më të njohur të tij “Gjergji, zgjohu se t’ka sjelle babi buke lepurushi”.
E pra pikërisht nga kjo batutë e morëm shtysën për të bërë këtë recetë për simite. Këto bukë janë ideale
për mëngjes si për fëmijë edhe gjithë familjen. Nëse dëshironi mund ti shoqëroni me pak reçel ose çokokrem sipër, ose thjesht siç janë. Janë shumë të shijshme dhe ngjajnë shumë me “croissant”.

Vazhdo Leximin

Shfleto123456720