Totë me bukë – Receta Gatimi

Totë e ëmbël me bukë

Ju ka ngelur shumë bukë dhe nuk dini se ç'të bëni me të? Ne po ju japim recetë të ëmbël me bukën e mbetur. Kjo është një tortë që mund të bëhet me gjithçka na ndodhet në shtëpi. është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e mirë. Kjo tortë përgatitet me bukën e regjur në qumësht, e përzier me vezë e fruta të ndryshme. Një mënyrë e thjeshtë për të mos hedhur bukën e mbetur.

Totë e ëmbël me bukë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 500 gr bukë
  • 2 gota qumësht
  • 120 gr sheqer
  • 2 mollë
  • 1 banane
  • pak arra ose bajame
  • 2 vezë

Përgatitja

  • Marrim bukën dhe e bëjmë copa të vogla me dorë, e hedhim në një enë të madhe. Sipër i hedhim qumështin e vakët. E lemë pak sa të regjet buka. Pastaj me një lugë e shtypim.
  • Hedhim vezët e rrahura me sheqerin, i trazojmë mirë, më pas shtojmë mollët e prera në copa dhe arrat. Marrim një tavë të rrumbullakët, i shtrojmë poshtë letër furri dhe hedhim masën e përgatitur.
  • Pasi e kemi sheshuar mirë me lugë, i shtrojmë sipër bananen e prerë në copa, e spërkasim sipër me pak sheqer. Tavën e vemë të piqet në furrë të nxehtë paraprakisht 200°C për 40-45 minuta.
  • Këtë tortë mund ta shërbejmë si të ngrohtë edhe të ftohtë. Ditën tjetër do të jetë akoma më e mirë.

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Embëlsirë me grurë – Ashure

Ashurja është një ëmbëlsirë me origjinë turke por që në Shqipëri është shumë e njohur. Kjo lloj ëmbëlsirë është e përgatitur kryesisht me drithëra, fruta të thata e arra. Nuk ekziston një recetë e mirëfilltë për përgatitjen e ashures, mund të variojë nga krahina në krahinë e nga familja në familje. Në vendin tonë kjo ëmbëlsirë është e përgatitur kryesisht me grurë e ne po japim këtë recetë

Tortë super çokollatë

E kush nuk e pëlqen çokollatën? Kjo tortë është pikërisht për ata persona që e adhurojnë këtë ëmbëlsi. Kjo tortë është një pandispanjë me çokollatë e mbushur me krem çokollate.

Shëndetlie

Shëndetlia është padyshim një nga ëmbëlsirat shqiptare më të mira. Para shumë vitesh shëndetlia gatuhej veç në raste festash, por tani me këto pak përbërës që i gjejmë kudo mund ta gatuajmë në çdo moment.