Panine me ullinj

Panine me ullinj janë një alternative e shijshme e bukës normale. Mund ti shërbejmë për të shoqëruar antipasta me sallam, proshutë e djathëra të ndryshëm.

Panine me ullinj

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 180 gr ullinj jeshil
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • 1 lugë kafeje kripë
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 17 gr maja birre
  • 300 ml ujë

Përgatitja

  • Në një gotë me ujë të vakët shkrijmë majanë me sheqerin duke e trazuar me kujdes.
  • Në tavolinën e punës hedhim miellin dhe në mes shtojmë ujin me majanë dhe vajin e ullirit. Fillojmë të bëjmë brumin, e ngjeshim fort derisa të arrijmë një masë homogjene. Në këtë moment shtojmë kripën dhe vazhdojmë ta ngjeshim për 10 minuta të tjera.
  • Formojmë një top me brumin e përgatitur e lyejmë sipër me pak vaj ulliri dhe e vendosim në një enë qelqi të cilën e mbulojmë me qeskë kuzhine. E lemë brumin ''të qetësohet'' përreth 1 orë e gjysmë.
  • Pasi ka kaluar kjo kohë, marrim brumin dhe i shtojmë ullinjtë e prerë në copa të vogla, e trazojmë në mënyrë që ullinjtë të shpërndahen në gjithë masën e brumit. Ndajmë brumin në panine të vogla dhe i vendosim në një tavë me letër furri. Duhet të kemi kujdes që të mos i vendosim shumë afër me njëra tjetrën paninet. Vendosim tepsinë në furrë të fikur dhe i lemë 'të qetësohen' paninet përreth 45 minuta.
  • Pasi ka kaluar kjo kohë, ndezim furrën në 200°C dhe i pjekim paninet përreth 25-30 minuta derisa të shikojmë që sipërfaqja e panineve ka marrë një ngjyrë të bukur floriri. I shërbejmë paninet të ngrohta ose i mbulojmë me një pecetë të pastër dhe mund ti shërbejmë edhe pas një dite.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

0 Shares
3 comments
  1. faleminderit per keto receta qe na jepni ju pergezoj shume,por brenda mundesive nje recete per makarona me thalba arrash flm per mirekuptimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Panine me qumësht

Paninet e përgatitura me qumësht kanë një shije të veçantë, janë të buta e pëlqehen nga të gjithë sidomos nga fëmijët. Me masat që kemi dhënë mund të përgatisni panine si në rastin tonë, ose mund të bëni forma të ndryshme buke si gërshet ose një formë të vetme.

Kos i Bardhë

Fermentimi i qumështit mund të jetë një nga teknikat më të vjetra. Shume amvisa e kanë lëne bërjen e kosit ne shtëpi me futjen në masë të produkteve bulmetit në treg.

Salca beshamel

Salsa beshamel është një salcë që gjen një përdorim të gjerë në kuzhinën italiane, franceze, angleze dhe jo vetëm. Kjo salcë e bardhë është e njohur kudo. Thuhet që salca beshamel merr emrin nga shpikësi i saj qe quhej Louis de Béchameil, markez i Nointel, chef ne hotelin e Louis XV në Francë. Nga fundi i shekullit të XVIII salsa béchameil mori emrin béchamelle.

Salcë pesto gjenoveze

Salca e quajtur pesto gjenoveze e ka origjinën pikërisht në Genova të Italisë. Kjo është një salcë mjaft e njohur jo vetëm në Itali, por edhe në mbarë botën. Në bazë të kësaj recete janë borziloku i freskët e fistikët.