Tortë me banane e kakao

Tortë me banane e kakao është një ëmbëlsirë e shijshme që mund ta përgatisni në pak kohe. Nëse keni banane të pjekura shumë dhe nuk dini ç’të bëni me to kjo është një recetë ideale.

Tortë me banane e kakao

Prep Time15 minutes
Cook Time45 minutes
Total Time1 hour
Course: Breakfast
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 3 banane
  • 1 banane për pjesën sipër
  • 150 gr miell
  • 50 gr kakao pluhur
  • 150 gr sheqer
  • 125 gr gr gjalpë
  • 3 kokrra vezë
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • pak vanilje pluhur
  • lëngu i 1/2 limoni
  • 1 lugë sheqer panxhar sheqeri

Përgatitja

  • Si fillim sitim miellin dhe e përziejmë me majanë, kakaon dhe vaniljen.
  • Në një enë shtypim bananet derisa të arrijmë një masë si pure, i hedhim sipër pak lëng limoni dhe i përziejmë.
  • Në një enë qelqi rrahim gjalpin e zbutur me sheqerin dhe shtojmë një e nga një vezët duke e rrahur vazhdimisht masën.
  • Në fund shtojmë edhe masën me miellin e kakaon dhe i trazojmë me kujdes së bashku derisa të arrijmë një masë homogjene.
  • Lyejmë me pak gjalpë e miell tavën dhe hedhim në të masën e përgatitur. Sipër i vendosim fetat e bananes dhe sipër tyre pak sheqer panxharsheqeri.
  • Vendosim ëmbëlsirën të piqet në furrë të nxehtë 180°C përreth 45 minuta.
  • Më pas nxjerrim ëmbëlsirën dhe e lemë të ftohet.Torta me banane është gati, e presim në feta dhe e shërbejmë.


Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Reçel Ftoi

Ftoi është një frutë shumë i mirë dhe i pasur me shumë vitamina, minerale dhe substanca ushqimore. Këtë frutë mund ta shijojmë të pjekur në furrë ose të bërë reçel o marmelatë.

French Macarons – Receta Baze

French Macaron janë ëmbëlsira të vogla me origjinë franceze. Këto ëmbëlsira përgatiten me pak përbërës, me bazë meringe, miell bajamesh, të bardha veze dhe sheqer pluhur. Ajo që i bën të veçanta është se mund të kenë ngjyra të shumëllojshme si dhe shije të ndryshme.

Receta për Xupa

Xupa është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendin tonë. Përgatitja është shumë e thjeshte dhe me përbërës që gjenden fare lehtë. Pasi të keni provuar version bazë, përdorni fantazinë për të shtuar përbërës të tjerë.

Panna cotta

Panna cotta (pana kota) është një ëmbëlsirë me origjinë italiane (zona e Piemontes), që njihet kudo, jo vetëm në Itali, për thjeshtësinë e përgatitjes dhe shijen e saj të veçantë.